Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 25 shkurt 2023. Qeveria e Kosovës do të financojë një tjetër udhëtim të politikanëve shqiptarë nga Bujanoci dhe Presheva drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Të premten janë miratuar fondet për një vizitë në Senatin amerikan të, ka bërë të ditur Ardita Sinani, këshilltare e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
“Kjo dëshmon përkushtimin e Republikës së Kosovës për ta vënë Luginën e Preshevës në agjendën e negociatave dhe gjetjen e zgjidhjes për Ballkanin Perëndimor, në frymën dhe parimin e reciprocitetit në të drejtat e pakicave në të dy shtetet”, thotë Sinani , kryetare e Partisë për Veprim Demokratik (PVD) në degën e Preshevës dhe këshilltare e Kurtit.
Politikanët shqiptarë nga Bujanoci dhe Presheva, përfshirë deputetin Shaip Kamberi dhe kryetarin e komunës së Bujanocit Nagip Arifi, vitin e kaluar kanë udhëtuar dy herë në Amerikë dhe kanë biseduar me përfaqësues të Departamentit të Shtetit, Senatit dhe Kongresit.
Qëllimi i të dyja vizitave ishte “lobimi për çështjen e Luginës së Preshevës”, siç e quajnë zonën e Bujanocit dhe Preshevës.
Edhe këto vizita ishin financuar nga Qeveria e Kosovës.