RAMADANI: ZGJEDHJET PËR BASHKËSI LOKALE DERI NË FUND TË MARSIT

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 28 shkurt 2023. (foto nga arkivi – Zgjedhjet 2018) – Zgjedhjet për këshillat e të gjitha bashkësive lokale në komunën e Bujanocit – të parapara të mbahen më 4 dhjetor të vitit të kaluar, por që janë shtyrë -me gjasë do të mbahen në fund të marsit, ka konfirmuar për portalin tonë, kryetari i Kuvendit Enver Ramadani.
Ramadani thotë se tani nuk ka pengesa për mbajtjen e zgjedhjeve dhe se është çështje ditësh se kur do të shpallen.
Arsyeja kryesore e vonesës vitin e kaluar ishte mungesa e parave në buxhetin komunal, për të cilën ka shkruar Bujanovaçke.
– Tani ka para dhe nuk ka absolutisht asnjë pengesë për shpalljen dhe mbajtjen e zgjedhjeve në periudhën e ardhshme. Arsyeja e vetme që nuk janë shpallur ende është se ne donim të prisnim kushte më të mira atmosferike. Data më e mirë për zgjedhje do të ishte fundi i marsit – thotë Ramadani.
Sipas tij, këto zgjedhje do të jenë me kosto të lartë financiare, gati sa zgjedhjet lokale.
Ai paralajmëroi se do të konsultohet me kryetarët e bashkësive më të mëdha lokale para shpalljes së zgjedhjeve.
Zgjedhjet e vitit 2018 u shënuan me humbjen e kandidatit të Partisë Përparimtare Serbe (SNS) në Bujanoc, ndërsa gjatë procesit zgjedhor pati një konfrontim fizik ndërmjet progresistëve dhe Sasha Arsiq – kryetar i Këshillit lokal të Partisë popullore.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *