SHOQATA E GRAVE ROME I NDIHMON BUJANOCASVE TË MOSHUAR DHE PERSONAVE ME INVALIDITET

 

Bujanoc, 28 shkurt 2023. Nëpërmjet projektit “Forcimi i mbështetjes për integrimin e të kthyerve në komunën e Bujanocit”, të cilin e zbaton Shoqata e Romeve të Bujanocit, do të marrin ndihmë 60 persona të moshuar dhe invalidë pa përkujdesje.
“Për të plotësuar nevojat e tyre të përditshme, do të punësohen 5 amvisa geronto, të cilat do të ofrojnë ndihmë në shtëpi në formën e kryerjes së punëve të nevojshme shtëpiake, mirëmbajtjen e higjienës personale, blerjen e ushqimit, përgatitjen e vakteve, ngrohjen e dhomave, shoqërimin e përdoruesve gjatë lëvizjes në banesë dhe oborr, pagesën e faturave, dërgimin e tyre te mjeku, blerjen e barnave dhe kryerjen e punëve të tjera në përputhje me nevojat e përdoruesve”, thonë nga kjo Shoqatë.
Prezantimi i projektit për partnerët dhe bashkëpunëtorët e projektit nga sektori joqeveritar, vetëqeverisja lokale, Qendra për punë sociale dhe ndërmjetësues shëndetësor është mbajtur javën e kaluar në hotelin Rozafa në Bujanoc.
Projekti zbatohet si pjesë e projektit “Forcimi i sistemeve kombëtare dhe lokale për të mbështetur integrimin efektiv social-ekonomik të të kthyerve në Ballkanin Perëndimor” financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).
Qëllimi i projektit është përmirësimi i shërbimeve standarde të mbrojtjes sociale në nivel lokal, të cilat do të mundësojnë përfshirje më të madhe dhe jetë të pavarur të grupeve vulnerabël të popullsisë, në radhë të parë të të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuara.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *