KA PËRFUNDUAR DISTRIBUIMI I MIRSIT PËR BLEGËTORË, MILLKOVIQ THOTË SE ÇFARDO NDIHME ËSHTË E MIRËSEARDHUR

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 1. mars 2023. Me distribuimin e misrit blegtorëve të Preshevës sot ka përfunduar shpërndarja e ndihmës nga Ministria e Bujqësisë për fermerët e Bujanocit dhe Preshevës. Transportin dhe shpërndarjen e 350 tonëve misër e ka organizuar Stacioni i veterinës n ë Bujanoc ndërkaq drejtori Millkoviq thotë se kjo lloj ndihme do të thotë shumë.
– Me ditën e sotme secili blegtor ka marrë atë që i takon. Së bashku u siguruam që të ishte misër i cilësisë së lartë. Këto sasi do të jenë të dobishme për të kapërcyer fazën deri në mbjelljen e re – thotë Milkoviq për Bujanovaçke.
Bujanovaçke më herët ka shkruar se nga 309 fermerë bujqësore në rrethin e Pçinjit, që kanë marrë ndihmë me misër nga Ministria e Bujqësisë, 206 janë në komunën e Bujanocit dhe Preshevës, që është një tregues se Bujanoci dhe Presheva kanë blegtorët më të mirë dhe fondi më i madh blegtoral në jug, siç vlerësohet nga Millkoviq.
Dorëzimi ka filluar më 23 shkurt dhe Bujanocasit kanë marrë 220 tonë, ndërsa blegtorët në Preshevë kanë pranuar 130 tonë misër.
Një pjesë e mjeteve për transport është siguruar nga Komuna e Bujanocit.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *