MINISTRJA KËRKON GJOBË PREJ NJË MILION DINARË PËR PIRJE TË DUHANIT NË AMBIENTE TË MBYLLURA

Bujanoc, 1. mars 2023. Gjoba për pirjen e duhanit në ambiente të mbyllura mund të arrijë në një milion dinarë. Ministrja e Shëndetësisë Danica Grujiçiq shpall ligjin për ndalimin e pirjes së duhanit dhe thotë se kush do të pi duhan le të pijë duhan në kopsht.
Grujiçiq theksoi se Ligji për ndalimin e pirjes së duhanit në ambiente të mbyllura është kompletuar dhe po pret të harmonizohet me ligjet tjera dhe theksoi se është me rëndësi një zbatim më i mirë i politikave ndëshkimore.
– E rëndësishme është politika ndëshkimore, e cila duhet zbatuar mirë, pra inspektimet duhet të shkojnë në kontroll. Sepse nëse i ngarkoni 5000 dinarë dikujt që i është mbushur lokali ndërkohë që i tëri është në tym, atëherë nuk do të bëjmë asgjë. Por nëse duhet të paguajë një milion dinarë gjobë, atëherë konsideroj se përgjegjësi do ta mendojë më mirë – theksoi ministrja e Shëndetësisë.
Siç tha ajo për N1, ajo është pro ndalimit të plotë të pirjes së duhanit në ambiente të mbyllura dhe do ta zbatonte që nesër, por edhe që nuk varet vetëm nga ajo, duke shpjeguar se çdo ligj shqyrtohet nga të gjitha ministritë dhe se “ndonjëherë dikush ka njëfarë vërejtje, e nganjëherë nuk ka “.
– Unë mendoj se ne si vend dhe si popull nuk kemi nevojë të turpërohemi për pirjen e duhanit në ambiente të mbyllura, sepse, për hir të Zotit, ngase kjo qenka një kënaqësi aq e madhe nga e cila nuk po hiqkemi dorë. Nuk ka problem, ka batanije, ngrohëse, dhe kopshtet janë të hapura kudo gjatë verës, ndaj le të pinë duhan sa të duan, nëse duan – thotë Grujiçiq.
Ministrja shton se duhet menduar për kancerin e mushkërive, i cili është në rritje në Serbi, sepse sipas saj, është vërtetuar se 95 për qind e të prekurve nga ky tumor janë duhanpirës apo duhanpirës prej shumë vitesh. Duhet kuptuar edhe se cigaret elektronike nuk janë më pak të rrezikshme se ato të zakonshmet dhe se ajo do të ndalonte importin e tyre “që nesër”.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *