RRITJE DRASTIKE E VIZITAVE MJEKSORE GJINEKOLOGJIKE NË SHTËPINË E SHËNDETIT PAS PUBLIKIMIT NË BUJANOVAÇKE

Shkruan: I. Jovanoviq
Bujanoc, 1. mars 2023. Numri i ekzaminimeve parandaluese gjinekologjike në Dispanserinë e grave në Bujanoc është rritur ndjeshëm pas shkrimit të Bujanovaçkes. Të gjitha terminet për ekzaminime sistematike janë plotësuar, por edhe kështu pacientët që nuk kanë termin nuk kthehen, por ekzaminimi bëhet gjatë ditës – thonë nga Shtëpia e shëndetit në Bujanoc.
– Aktualisht doktori Memderez Ali është në pushim, ndaj pacientët e tij presin termin nga e hëna, pasi ekzaminimi bëhet nga mjeku i përzgjedhur. Dr. Slavisha Cvetkoviq punon si zakonisht – thonë nga Shtëpia e shëndetit në Bujanoc.
Një ekzaminim sistematik parandalues përfshin një ekzaminim kolposkopik, një Pap test dhe marrjen e një tamponi vaginal për analizë.
– Edhe pse të gjitha terminet janë plotësuar në tërësi, asnjë pacient që vjen për ekzaminim parandalues pa termin nuk do të kthehet, por ekzaminimi do të bëhet gjatë ditës. Parandalimi është shumë i rëndësishëm për ne dhe na gëzon fakti që është rritur kaq shumë numri i grave që dëshirojnë të bëjnë ekzaminime në kohë dhe që mendojnë për shëndetin e tyre riprodhues – shtuan nga Shtëpia e shëndetit.
Pacientët mund të vijnë çdo ditë pune nga ora 7 e mëngjesit deri në 20:00 të mbërmjes dhe të caktojnë një ekzaminim parandalues me një infermiere. Numri i telefonit për caktimin e terminit është 062/8006106.
Krahas ekzaminimit gjinekologjik, i cili është një nga format e parandalimit, Shtëpia e shëndetit apelon që vajzat dhe djemtë të vaksinohen me vaksinën HPV (Gardasil 9) si shkaktarin kryesor të kancerit të qafës së mitrës.
– Bëhet fjalë për imunizimin e rekomanduar për vajzat dhe djemtë e moshës 9 deri në 19 vjeç, deri në moshën 15 vjeçare marrin dy doza të vaksinës, e pas moshës 15 vjeçare tri doza – thanë më herët për Bujanovaçke në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *