EDHE BUJANOCASIT PO KONKUROJNË PËR BLERJE TË SHTËPISË NË FSHAT

Bujanoc, 2. mars 2023. Konkursi për grante nga shteti për blerjen e shtëpive në fshat është hapur të martën, më 28 shkurt, dhe një kërkesë tashmë është dorëzuar në Bujanoc. Banorët e Bujanocit, të interesuar për të blerë shtëpi në fshat, mund të informohen për konkursin në Administratën Komunale – zyra 314.
– Qytetarët e Bujanocit nën moshën 45 vjeçare mund të aplikojnë në konkurs, për të gjetur një shtëpi në një amvisëri rurale që është e ligjshme dhe me leje ndërtimi – thonë nga Komuna.
Siç thonë ata, të interesuarit fillimisht duhet të gjejnë një objekt që plotëson kushtet e përcaktuara në konkurs. Kjo është faza e parë dhe më e rëndësishme.
– Më pas do ta dërgojmë në Administratën Tatimore për vlerësim – thonë autoritetet.
Nuk është e nevojshme, siç thonë ata, të sigurohet i gjithë dokumentacioni derisa të përcaktohet nëse objekti i dëshiruar i plotëson kushtet, sepse nëse jo atëherë është e pamundur të aplikohet.
– Deri tani kemi një kërkesë të ngritur për blerjen e një shtëpie në fshat. Objekti e plotëson kushtin e parë, dhe tani e kemi dërguar për vlerësim, kështu që nëse kalon do të hyjmë në të gjithë procedurën – shtojnë në komunë.
Qeveria e Serbisë ka ndarë 500 milionë dinarë për blerjen dhe adaptimin e shtëpive të zbrazëta rurale për të rinjte.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *