Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 2. mars 2023. Logoja e Entit publik Organizata Turistike Bujanoc (OTB), në të cilën dominon motivi nga Manastiri i Prohorit të Pçinjës, së shpejti do të ndërrohet. Burimet nga OTB për Bujanovaçke e kanë konformuar një hap të tillë dhe se procedura tashmë është inicuar, por nuk na është thënë se cila ka qenë arsyeja e saktë e ndryshimit të logos. Sipas informacioneve jozyrtare, pushteti komunal shqiptar është i shqetësuar nga kryqi në logo dhe po kërkon një zgjidhje më të përshtatshme për një bashkësi multietnike siç është komuna e Bujanocit.
Mirëpo, shefi i kabinetit të kryetarit të Bujanocit, Sali Salihi, ka thënë për portalin tonë se nuk di asgjë për ndryshimin e logos.
Drejtori i Organizatës Turistike Shuajb Neziri, nga ana tjetër, thotë se procedura është nisur dhe se fillimisht vendos Këshilli drejtues.
– Logoja e Organizatës Turistike është duke u ndryshuar, por gjithçka është ende në proces dhe nuk dihet saktësisht se kur do të finalizohet. Fillimisht duhet të kalojë në Këshillin drejtues, meqë ne nuk vendosim për këtë – thotë Neziri.
Nuk morëm përgjigje konkrete në pyetjen se pse po ndërrohet logoja dhe si do të jetë e reja.
– Çdo vendim i i rëndësishëm duhet së pari të kalojë përmes Këshillit drejtues dhe meqë themeluesi ynë është Kuvendi komunal, duhet të marrim leje edhe prej tyre. Tani për tani nuk kemi informacione të sakta, është një ide që ende duhet të realizohet dhe nuk e dimë se cila do të jetë logoja e re – tha për Bujanovaçke Mirjana Antiq, punonjëse e OTB-së.
Sipas marrëveshjes së koalicionit “gjithëshqiptar” të formuar në vitin 2020, OTB i përkiste Lëvizjes për Progres Demokratik (LPD), anëtar i së cilës është drejtori aktual, Neziri.
Lider i LPD-së është nënkryetari i komunës Shqiprim Musliu, i njohur për pikëpamjet e tij radikale. Zonën e Bujanocit dhe të Preshevës, Musliu e quan “Kosova Lindore” dhe se për të ekzekutimi i himnit kombëtar të Serbisë në shkollat ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe është fashizëm.
Kolegu i tij partiak, këshilltari dhe kandidati i partisë për kryetar të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Nevzad Lutfiu, më herët ka përkrahur ndryshimin e emrit të shkollës fillore “Desanka Maksimoviq” në Bijaç, sepse, siç tha ai, është fshati më i madh shqiptar në komunë, pas Tërnovcit, ndërsa emri që mbanën kjo shkollë është fyerje për shqiptarët.
Megjithatë, nuk kemi mundur të vërtetojmë nëse iniciativa për ndryshimin e logos ka ardhur nga LPD.
Fjala vjen, përveç manastirit, në logo dallohen qartë edhe motivet e Banjës së Bujanocit, si një destinacion tjetër turistik në komunën e Bujanocit.
ORGANIZATA TURISTIKE BUJANOC HEQ NGA LOGOJA MANASTIRIN E PROHORIT TË PÇINJËS
Bujanovačke2. Mar 2023.FILLIMI, POLITIKË, SHOQËRI0
Previous PostNXËNËSIT SHQIPTARË NË SHKOLLËN E MESME NGA BUJANOCI SHUMË TË KËNAQUR ME PRAKTIKËN E MBAJTUR NË SPITALIN E VRANJËS (FOTO)
Next PostKAMBERI NGA VASHINGTONI: PO KËRKOJMË ASOCIACION TË KOMUNAVE SHQIPTARE NË SERBI