PËRVJETORI I REFERENDUMIT SHQIPTAR PËR BASHKIMIN E BUJANOCIT DHE PRESHEVËS ME KOSOVËN

Bujanoc, 2. mars 2023. Në këtë ditë, 31 vjet më parë, përfundoi Referendumi në të cilin pothuajse 100 për qind e shqiptarëve në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë deklaruan për autonomi politike dhe territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën. Në përvjetorin e referendumit, politikanët aktualë shqiptarë në Bujanoc dhe Preshevë thonë se “përpjekja po vazhdon ende”.

Deputeti popullor dhe kreu i Partisë për Veprim Demokratik (PVD) Shaip Kamberi ka kujtuar rolin vendimtar të ish-kryetarit të kësaj partie, Riza Halimi, në organizimin e referendumit.

PVD-ja njoftoi se “kjo ngjarje historike vazhdon të ketë një peshë të jashtëzakonshme politike për rajonin tonë, veçanërisht në periudhën kur jemi në pritje të arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare dhe të qëndrueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, marrëveshje kjo që do të krijonte mundësi paqe për një periudhë afatgjatë në Ballkanin Perëndimor”.

Kryetari i Komunës së Preshevës dhe kryetar i Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi, thekson se referendumi është udhërrëfyes për angazhim politik për sigurimin e të drejtave elementare. “Lufta ka zgjatur deri më sot dhe do të vazhdojë me breza”, tha ai.

Votimi i referendumit u zhvillua gjatë dy ditëve, më 1 dhe 2 mars 1992, në 75 qendra votimi në ambiente private. Mbi 46,000 votues, ose 98 për qind, votuan pozitivisht dhe referendumi u shpall shumë i suksesshëm.
Referendumi, megjithatë, nuk u njoh nga shteti i atëhershëm e as nga komuniteti ndërkombëtar.

Sipas vlerësimit të mediave në gjuhën shqipe, organizimi i referendumit më 1 dhe 2 mars 1992 ishte dhe mbetet rezultati më i rëndësishëm i dy partive më të vjetra politike që tubojnë shqiptarët në jug t ë Serbisë, PVD dhe PDSH, të cilat dy vite më parë filluan me një organizim të pavarur politike të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *