Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 4. mars 2023.. Nxënësit e drejtimit të mjekësisë në SH.M. “Sezai Suroi” në Bujanoc, ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe, të premten e kaluar përfunduan praktikën në Spitalin e Vranjës, për këtë vit shkollor.
“Nxënësit janë shumë të kënaqur me punën mjekësore në të cilën kanë marrë pjesë nga fillimi deri në fund të orëve praktike”, kanë thënë me këtë rast nga shkolla.
Gjatë orëve praktike ata u shoqëruan nga profesoreshat Fatlume Lutfiu, Magbule Nuhiu dhe Medina Pajaziti.
“Faleminderit nxënësve për sjelljen dhe përpjekjen e tyre në të gjitha orët e mësimit”, thonë nga shkolla.
Departamenti i mjekësisë falënderoi drejtorin e shkollës, Zejni Fejzullahun, siç thonë ata, për mbështetjen maksimale dhe ndihmën e madhe që ka dhënë në mënyrë që praktika të realizohet në mënyrën më të mirë të mundshme.
STUDENTËT E NISHIT THIRRJE QYTETARËVE TË TUBOHEN PARA KORRESPODENTURËS SË RTS NË ORA 19.30
Bujanoc, Nish, 4 mars 2025. (Foto: jellena Mishiq/JV) – Studentët e Nishit në bllokadë do të mblidhen sonte…