Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 4. mars 2023. Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, në një takim me përfaqësuesit e Kombeve të Bashkuara (OKB) në selinë e saj në Nju Jork, u ankuan për diskriminimin që pretendohet se shteti i Serbisë ka bërë ndaj bashkëkombasve të tyre. Zyrtarja e Partisë për Veprim Demokratik (PVD) nga Presheva, Ardita Sinani, takimin e ka cilësuar si historik.
“Diskriminimi i vazhdueshëm nga shteti i minoritetit shqiptar që jeton në Serbi ishte tema kryesore e takimit”, ka njoftuar të premten në Facebook Sinani, e cila është edhe këshilltare për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.
Politikanët shqiptarë u pritën nga Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, James Tarpin, i cili është edhe Drejtor për Paqen e Qëndrueshme në OKB.
Sinani thotë se kjo është hera e parë që përfaqësues të Luginës së Preshevës – siç e quajnë shqiptarët zonën e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës- pranohen në selinë e OKB-së.
“Problemet e shqiptarëve në Serbi, e veçanërisht ato të Luginës së Preshevës, janë diskutuar në organet më të larta vendimmarrëse ndërkombëtare”, thotë Sinani.
Bujanovaçke ka shkruar më herët se vizita e tretë e politikanëve shqiptarë në SHBA, në më pak se një vit, në fillim të kësaj jave nisi me takime në Senatin dhe Kongresin amerikan në Uashington.
Udhëtimi në Amerikë, sikurse dy udhëtimet e mëparshme, është financuar nga qeveria e Kosovës me qëllim të “lobimit për çështjen shqiptare”.
Përveç Ardita Sinanit, në SHBA kanë udhëtuar edhe deputeti i Bujanocit dhe lideri i PVD-së Shaip Kamberi, kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve Ragmi Mustafa, Flora Ferati nga Medvegja dhe kryetari i Partisë Demokratike të Shqiptarëve, Ragmi Mustafa nga Presheva.
Kjo vizitë u organizua edhe nga Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, e cila merret me lobimin në SHBA.
Kamberi tha në fillim të kësaj jave nga Uashingtoni se shqiptarët nga tri komunat në jug të Serbisë po kërkojnë gjithçka që kërkojnë serbët në Kosovë, duke përfshirë edhe asociacionin e komunave.
Početna FILLIMI POLITIKANËT SHQIPTARË NGA BUJANOCI DHE PRESHEVA NË SELINË E OKB-së: SERBIA PO NA DISKRIMINON
POLITIKANËT SHQIPTARË NGA BUJANOCI DHE PRESHEVA NË SELINË E OKB-së: SERBIA PO NA DISKRIMINON
Bujanovačke4. Mar 2023.FILLIMI, POLITIKË0
Previous PostKRYETARI I KOMUNËS SË PRESHEVËS: KURTI, THIKË PAS SHPINE SHQIPTARËVE TË LUGINËS SË PRESHEVËS
Next PostNXËNËSIT SHQIPTARË NË SHKOLLËN E MESME NGA BUJANOCI SHUMË TË KËNAQUR ME PRAKTIKËN E MBAJTUR NË SPITALIN E VRANJËS (FOTO)