GASTRONOMËT E BUJANOCIT THONË SE NDALIMI I DUHANIT DO T’I SHKATËRRONTE, KLIENTËT ME QËNDRIME TË NDRYSHME

Shkruan: I. Jovanoviq
Bujanoc, 8. mars 2023. Gastronomët në Bujanoc, me të cilët biseduam, janë kundër vendosjes së ndalimit të pirjes së duhanit në ambiente të mbyllura, sepse mendojnë se kjo do t’ua shkatërrojë biznesin. Klientët kanë mendime kontradiktore, ndërsa disa do ta ndalonin plotësisht, të tjerë janë për një zgjidhje kompromisi “fifti-fifti”.

– Mendoj se ndalimi do të zvogëlonte ndjeshëm qarkullimin dhe punën, siç konfirmuan edhe restorantet nga Maqedonia e Veriut fqinje, të cilët thanë se biznesi i tyre është ulur në mënyrë drastike për shkak të ndalimit të pirjes së duhanit – thotë për portalin Bujanovaçke Dragan Gagi Miliq, bashkëpronar i kafenesë “Perla”.
Ndoshta, siç shton ai, do të duhet ta përshtatin vetë objektin në përputhje me ligjin nëse miratohet, për të siguruar kushte që duhanpirësit të qëndrojnë në verandën e kafenesë në dimër, gjë që do të rrisë edhe më shumë shpenzimet e pronarit.

– Si duhanpirës i zjarrtë, jam dakord që të vendoset një ndalim, por si pronar restoranti, kam frikë për afarizmin tim – thekson Miliq.

Sipas tij, ne serbët jemi pak popull i çuditshëm, dhe çfarëdo ndalimi që u bëhet njerëzve mund të jetë e çuditshme në fillim derisa ata përshtaten, por do të përshtaten më vonë.

– Ata që janë mësuar të pinë kafe në kafene do të vazhdojnë të vijnë, sepse është e vështirë të ndryshosh shprehitë. Ai që ka vendosur ta pijë, do ta pijë në verandën e kafenesë edhe nëse duhet të përballet me temperaturë minus 10 gradë, vetëm për të ndezur një cigare – shpjegon bashkëbiseduesi.

Për gjobën prej një milion dinarësh, të propozuar nga ministrja e Shëndetësisë, thotë se është shumë e lartë, sepse në vend që të inkurajohen restorantet si pjesë e sektorit privat, kjo politikë shprehimisht do të ndikonte në mbylljen e tyre. Ai shton se, nëse ligji fillon të aplikohet, duhet të ndëshkohen jo vetëm pronarët e lokaleve të hotelerisë, por edhe vetë duhanpirësit, duke bërë kështu një paralele me situatën gjatë pandemisë.

Atëherë mund të mbyllim që tani, kemi edhe mysafirë nga Maqedonia e Veriut që vijnë tek ne vetëm sepse lejohet pirja e duhanit – thotë Mace dhe shton me shaka se “ata që nuk e pijnë duhanin nuk duhet as të vijë”.

– Masat që u futën gjatë pandemisë ia lanë të gjithë përgjegjësinë pronarëve, ndaj na u desh të luanim policin dhe të kontrollonim e paralajmëronim mysafirët. Mirëpo, kur filluan të ndëshkonin vetë të ftuarit që nuk plotësonin kushtin për të qëndruar në kafene, çështja u bë ndryshe, më pas të ftuarit nuk protestuan por u larguan vetë nga objekti edhe para përfundimit të orarit (atëherë të reduktuar) të punës – thotë Miliq.

Pronari i restorantit “Evropa MM”, Marjan Mace Spirov është shprehur me pakë fjalë në komentet e tij.

– Atëherë mund t’i mbyllim menjëherë, kemi edhe mysafirë nga Maqedonia e Veriut që vijnë tek ne vetëm se lejohet pirja e duhanit – thotë Mace dhe shton me shaka se “ata që nuk e pijnë duhanin nuk duhet as të vijë”.
Musafirët janë me mendime të ndryshme, disa e mbështesin ndalimin, ndërsa të tjerë e kundërshtojnë ashpër.

– Si një ish-duhanpirës, besoj se është koha ideale për të vendosur një ndalim të pirjes së duhanit në ambiente të mbyllura, sepse vera po vjen dhe njerëzit gjithsesi do të kalojnë më shumë kohë jashtë – thotë një nga të ftuarit, duke përmendur si shembull Rumaninë, Greqinë dhe Maqedoninë, të cilat zbatojnë me sukses ndalimin e pirjes së duhanit.

Një musafir tjetër, megjithëse mendon se nuk ka asgjë në këtë ligj, e gjen zgjidhjen në një kompromis, pra në mundësinë që pronarët e kafeneve dhe restoranteve të zgjedhin vetë nëse ambientet e tyre do të jenë për duhanpirësit apo pa tym duhani, në mënyrë që mysafirët mund të zgjedhin gjithashtu se ku ta kalojnë kohën e tyre.
Bashkëbiseduesi ynë i tretë, jo duhanpirës, ishte i qartë në mbështetjen e tij për ndalimin e pirjes së duhanit.

– Mezi pres aplikimin e kësaj ndalese, që ne jo duhanpirësve kur kthehemi nga kafenetë e lokalet të mos na vijë si taketuke, për të mos folur për efektet e dëmshme të pirjes pasive të duhanit – thotë bashkëbiseduesi ynë.
Kujtojmë se ministrja e Shëndetësisë, Danica Grujiçiq, ka shpallur paralajmëruar për ndalimin e pirjes së duhanit në ambiente të mbyllura, me vënien e gjobave deri në një milion dinarë, për të cilën më herët ka shkruar Bujanovačke.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *