VUÇIQ DO TA VIZITOJ BUJANOCIN

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 28 shkurt 27 mars 2023. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të shtunën (11 mars) do të vizitojë Bujanocin dhe Vranjën, mëson jozyrtarisht Bujanovaçke nga burime të afërta me Këshillit lokal të Partisë Përparimtare Serbe (PPS) në Bujanoc. Të hënën, kreu i progresistëve të Bujanocit, Nenad Mitroviq, nuk ka mundur ta konfirmojë, por as ai nuk e ka mohuar këtë informacion.
Siç mësohet Vuçiq fillimisht të shtunën do të vizitojë Vranjën, më pas do të vijë në Bujanoc, ndërsa pritet të shkojë edhe në fshatin Rakoc.
Përparimtarët e Bujanocit të hënën në mbrëmje kanë mbajtur seancën e këshillit lokal ku janë diskutuar “çështjet organizative”, kanë thënë nga kjo parti, por ende nuk ka konfirmim zyrtar për vizitën e Vuçiqit.
Presidenti i Serbisë ka vizituar Bujanocin katër vite më parë, në shkurt të vitit 2019, në kuadër të fushatës parazgjedhore “E ardhmja e Serbisë”. Më pas ai bëri të ditur se shteti do të mundohet të gjejë investitor për Gumplastikën e Bujanocit, investimet në banjë të Bujanocit dhe riaktivizimin e thertores së Jugokopit. Megjithatë, asgjë nga këto nuk ndodhi.
Ai po ashtu tha se do të mundohet të bindë një investitor që të hapë një fabrikë të vogël në Bujanoc.
Ai foli me përfaqësuesit e serbëve para kamerave në një kafene në qendër të qytetit.
Më pas ai qëndroi në komunën e Bujanocit në vitin 2021 për kremtimin e 950 vjetorit të manastirit Prohor Pçinjski.


TAG


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *