VUÇIQ NË JUG FILLON ME FORMIMIN E LËVIZES POPULLORE PËR SHTETIN

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 8. mars 2023. Se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të shtunën (11 mars) do të vizitojë jugun e Serbisë, të cilën që dje i pari e kishte paralajmëruar portali dje Bujanovaçke, është konfirmuar për Tanjug nga Presidenca e Serbisë. Shkak i vizitës në Bujanoc dhe Vranjë është fillimi i formimit të Lëvizjes popullore për shtet, ndërsa siç mësojmë ai do ta vizitojë edhe Vlladiçin Hanin dhe Bosilegrad.

Vuçiq do të kërkojë mbështetjen e popullit për mbrojtjen e Serbisë dhe se nga e shtuna e 11 marsit do të fillojë bisedimet me popullatën në jug të Serbisë, me shumë gjasa në Vranjë, transmeton Tanjug.

Bujanovaçke njoftoi të martën se krahas Vranjës, Vuçiq do të vizitojë edhe Bujanocin, bazuar në informacionet që kemi marrë nga burime të afërta me Këshillin lokal të Partisë Përparimtare Serbe (SNS) në Bujanoc.

VUÇIQ DO TA VIZITOJ BUJANOCIN

Sipas njohurive tona, presidenti i Serbisë do të vizitojë edhe fshatin Rakoc afër Bujanocit.

Konfirmimi zyrtar mbi vizitën e Vuçiqit në Bujanoc pritet gjatë ditës.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *