Bujanoc, 9. mars 2023. Ngjarja qendrore në vizitën e ardhshme të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në rrethin e Pçinit do të jetë tubimi në sallën e sporteve në Vranjë.
Sipas informacioneve ende jozyrtare, tubimi është planifikuar për ditën e shtunë (11 mars) me fillim nga ora 11:00.
Bujanovaçke më herët ka njoftuar se gjatë vizitës së tij të shtunën në Bujanoc, Vuçiq do të vizitojë shkollën fillore “Branko Radiçeviq”, e cila së fundmi është rikonstruktuar, si dhe është planifikuar vizitë edhe një verari, në fshatin Rakovc.
Arsyeja për të vizituar jugun e Serbisë, përkatësisht Bujanocin, Vranjën, Bosilegradin dhe Vlladiçin Hanin, është fillimi i formimit të Lëvizjes Popullore për Shtetin.