LEXUESIT E BUJANOVAÇKES PYESIN PRESIDENTINSE ÇFARË PO NDODHË ME JUGOKOPIN, GMP DHE BANJËN

Shkruan: I. Jovanoviq

Bujanoc, 10. mars 2023. Bujanocasit do ta pyesnin presidentin serb Aleksandar Vuçiq, kur të vijë të shtunën (11 mars), pse nuk e ka përmbushur atë që ka premtuar në vitin 2019, si për rifillimin e punës në thertoren e Jugokopit, investitorin për Gumoplastikën dhe investimin në Banjën e Bujanocit. Ata gjithashtu do të pyesnin nëse vetëm Beogradi është Serbia dhe pse nuk i intereson fare Bujanoci, siç thonë ata, por lejon që të rinjtë e të gjitha nacionaliteteve të largohen masivisht nga vendlindja e tyre dhe të jenë të uritur për bukë. Ka edhe nga ata që kanë vetëm fjalë lavdëruese për presidentin dhe që do ta këshillonin të vazhdonte kështu, me dëshirën për të jetuar njëqind vjet.

Pyetjet janë bërë në një sondazh në faqen e portalit tonë në Facebook, në të cilin ka pasur më shumë se 100 komente.
Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të shtunën më 11 mars do të qëndroj në Bujanoc, për 30 minuta do të jetë në vizitë në Shkollën fillore “Branko Radiçeviq” por nuk do t’u drejtohet qytetarëve.

Ndonëse, sipas të gjitha gjasave, qytetarët nuk do të kenë mundësi t’i drejtohen presidentit personalisht, ne kemi pyetur lexuesit e portalit tonë se çfarë do ta pyesnin nëse do të mundnin.

Në temën “pyetjet për presidentin” u lanë shumë komente dhe kur lexohen, e para që bie në sy është fakti dëshpërues se bujanocasit nuk e ndjejnë se janë pjesë e Serbisë. Shumë janë të zhgënjyer që ai nuk ka arritur asgjë që nga vizita e tij e fundit në Bujanoc, para katër viteve ndërsa besojnë se presidenti i Serbisë kujdeset vetëm për Beogradin, e jo për njerëzit në jug të Serbisë.

“A mund të bëjë ndonjë gjë që të dëshmojë se edhe Bujanoci është Serbi… Kur do të na shesë që ta dimë se ku jemi… Në cilën Serbi jeton ai, ku çdo gjë është e mrekullueshme dhe si në përralla… A mos është vetëm Beogradi, Serbi”, thuhet në një nga komentet.

Lexuesit tanë do ta pyesnin presidentin se çfarë ndodhi me premtimet që kanë të bëjnë me Banjën e Bujanocit, Gumoplastikën dhe Jugokopin. Po ashtu, do ta pyesnin se kur do të hapte një fabrikë të re, sjellin investitor dhe të sigurojnë vende të reja pune për bashkëqytetarët e papunë me qëllim të parandalimit të ikjes së të rinjëve nga ky qytet.

“Të premtoj diçka që menjëherë mund ta ngjallë Bujanocin, në kuptimin ekonomik, sepse këtu e në këto kushte nuk ka më jetë, dhe të mos sakrifikohet ky popull për hir të politikës”- thotë një nga lexuesit tanë.
Shumë prej tyre do të kërkonin ndihmë nga presidenti Aleksandar Vuçiq për zgjidhjen e problemeve të infrastrukturës, veçanërisht në fshatrat e Bujanocit ku jetojnë serbët, madje disa do ta ftonin që të kalonte pak kohë në shtëpitë e tyre dhe të shihnte se si është të jetosh pa ujë dhe kanalizim. Kishte pyetje se pse ai nuk viziton edhe Preshevën, kur ai tashmë po vinte në jug.

Nuk munguan as komentet që mbështesnin presidentin dhe lavdëronin punën e tij, me dëshirën “të vazhdojë kështu” dhe “të jetojë njëqind vjet”.

Qytetarët e kënaqur të Bujanocit dënuan komentet e bashkëqytetarëve të pakënaqur, duke thënë se “tani po e përgojoni dhe ishit të parët që keni shkuar pas tij kur ai shpërndante para… Nuk na duhet presidenti që t’i zgjidhë problemet tona komunale, ato i zgjidhim vet”, janë vetëm disa nga komentet.

Dikush thjesht do ta pyeste si është, dikush do ta çonte në kafe në Levko, dikush do të donte të dinte se çfarë ka të re në Beograd, dikush nuk do ta pyeste asgjë sepse e dinë që nuk ia vlente.

Në përgjithësi, lexuesit tanë do të kishin shumë pyetje të ndryshme, si dhe mesazhe në mbështetje për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Mbetet për keqardhje që presidenti nuk ka më shumë se gjysmë ore, sipas orarit të tij, për qytetarët e Bujanocit dhe nuk do të ketë mundësi të dëgjojë atë që i shqetëson dhe i brengosë qytetarët e Bujanocit, si dhe të njihet me ata që kanë vetëm fjalë të mira për punën e tij dhe i urojnë jetë të gjatë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *