Bujanoc, 11. mars 2023. Në qytetin Vezikon të Zvicrës sot mbahet Panairi i Bizneseve të Luginën së Preshevës. Në panair do të prezantohen kompani nga Bujanoci dhe Presheva, ndërsa në promovim do të marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, i cili të premten udhëtoi për në Zvicër.
“Gati për promovimin e bizneseve të Luginës së Preshevës”, ka thënë Arifa në Facebook, duke postuar një fotografi me shefin e kabinetit të tij, Sali Salihin.
Organizator i panairit është Fondi Humanitar për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, ndërsa Komuna ka ndihmuar me 160.000 dinarë.
Siç ishte paralajmëruar edhe më herët nga Komuna, kjo është hera e parë që biznesmenë të suksesshëm shqiptarë nga jugu i Serbisë po prezantohen para publikut në Zvicër.
“Produktet, shërbimet si dhe puna e tyre do të prezantohen nga 15 kompani shqiptare nga Lugina e Preshevës, të cilat kryesisht merren me prodhimin e dyerve, dritareve, kuzhinave, produkteve metalike si rrethojave dekorative skele, mobileri, eko radiatorë për ngrohje dhe ofrim të shërbimeve të tjera të ndryshme”, kanë deklaruar nga Komuna.
Organizatorët besojnë se kjo është një mundësi e mirë që biznesmenët të prezantojnë punën dhe produktet e tyre.
“Është një mundësi e mirë që komuniteti ynë në diasporë të njihet me ekonominë shqiptare nga këto zona. Presim që ky manifestim të sjellë rezultate dhe që panairi do të mundësojë bashkëpunim të ri biznesor dhe lidhje më konkrete ndërmjet ekonomisë dhe qytetarëve tanë në diasporë”, deklaruan përfaqësuesit e Komunës.
Në panair pritet të marrin pjesë Shoqata e Aksionarëve Zviceranë, Rrjeti i Kompanive Shqiptare në Zvicër, Dhoma e Tregtisë, përfaqësues të ambasadave të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë.
AFARISTËT E BUJANOCIT, BASHKË ME KRYETARIN ARIFI, PJESËMARRËS TË PANAIRIT NË ZVICËR
Bujanovačke11. Mar 2023.EKONOMI, FILLIMI0
Previous PostVUÇIQ: DYERT E MIA JANË TË HAPURA PËR SHQIPTARËT, POR E PAKUPTIMT ËSHTË KËRKESA E TYRE PËR KOMUNA SHQIPTARE NË SERBI
Next PostLAJÇAK NUK BESON SE NË OHËR DO TË NËNSHKRUHET MARRËVESHJE MBI NORMALIZIMIN
Related articles
NUK RRESHTIN AKUZAT PËR SHKAK TË KONKURSIT TË KKSH-ës: KUAJT E TROJËS DHE PARANDALIMI I KORRUPSIONIT
Bujanovačke23. Nov 2024.