QYTETARI NGA LAGJEJA E RE: ORGANET KOMPETENTE REAGUAN VETËM PAS PUBLIKIMIT TË BUJANOVAÇKES PËR VËRSHIMET

Shkruan: I. Jovanoviq
Bujanoc, 13. mars 2023. Oborri dhe bodrumi i Nebojsha Kostiqit nga Lagjeja e re u përmbytën pas reshjeve të së shtunës duke akumuluar sasi të mëdha të ujit në livadhin pas shtëpisë së tij. Autoritetet nuk iu përgjigjën thirrjeve të Kostiqit derisa videoja u publikua në faqen e Bujanovačkes në Facebook.

NP “Komunalia” i premtoi se do ta zgjidhnin problemin kur uji të largohej dhe ndërkaq nga Shtabi për situata të jashtëzakonshme dërguan zjarrfikës të cilët sipas Nebojshës ishin shumë të pakëndshëm, nuk donin as të shikonin liqenin që ishte formuar e lëre më të nxjerrin ujin me pompat e tyre, duke i thënë se nuk ka ndonjë rrezik.

– Përmbytja ka ndodhur pas shiut që ra psditen e së shtunës, uji filloi të hyjë në oborrin dhe bodrumin tim dhe kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë. Pas shtëpisë sime është një livadh në të cilin është formuar një liqen nga reshjet – thotë Kostiq për portalin tonë.

Fillimisht, thotë ai, ka shkuar në polici dhe ata kanë dalë menjëherë për të parë se për çfarë bëhet fjalë. Ata, sipas tij, ishin vërtet korrekt dhe menjëherë e thirrën Shtabin për situata të jashtëzakonshme, por aty askush nuk iu përgjigj.
Pas publikimit të videos së përmbytjes në faqen e portalit tonë në Facebook, telefoni i Nebojshës filloi të bjerë. Ai është thirrur, siç thotë ai, nga Komunalia dhe nga Shtabi për situata të jashtëzakonshme.

-Drejtori teknik i Komunalisë erdhi menjëherë pas thirrjes, për të parë se çfarë po ndodhte, u bindë se uji po depërtonte në oborrin dhe bodrumin tim. Ne shkuam pas shtëpisë për të parë liqenin dhe ai tha se intervenimi mund të bëhet vetëm pas tërheqjes së ujit të akumuluar, ngase tani vështirë të gjendet shkaku- thotë Kostiq.

Në sektorin për situata të jashtëzakonshme i është thënë se do të njoftojnë zjarrfikësit për të shkuar në terren, të cilët ka mbërritur menjëherë në vendngjarje mbrëmjen e së shtunës.

– Erdhën zjarrfikësit, por ishin shumë të pakëndshëm, më thanë se nuk isha në rrezik dhe nuk donin, edhe pse u kërkova, të shkonin pas shtëpisë dhe të shikonin ujin e akumuluar. Ata nuk donin të nxirrnin ujë me pompat e tyre dhe ta fusnin në kanalin e betonit që ekziston, por më thanë se nuk ishte në kompetencën e tyre – thotë i indinjuar Kostiq.
Të dielën ai telefonoi sërish Shtabin për situata të jashtëzakonshme dhe i dërguan sërish zjarrfikësit, pjesëtarët e së cilës sërish nuk donin të shkonin pas shtëpisë, duke i thënë se nuk ishte përgjegjësi e tyre.
Më në fund, Nebojsha ndezi dy pompat e tij, të cilat punuan pa ndërprerje 24 orë në ditë, dhe njërës prej tyre iu dogj motori, por ai vazhdoi të nxirrte ujë dhe vetëm të dielën në mbrëmje uji u tërhoq nga oborri dhe ai arriti të hyjë në bodrum. Ende ka uj të akumuluar pas shtëpisë së tij.
Tani ai pret që uji të tërhiqet plotësisht për të thirrur autoritetet nga Komunalia për zgjidhjen e problemit, ashtu siç i kanë premtuar.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *