VUÇIQ: DYERT E MIA JANË TË HAPURA PËR SHQIPTARËT, POR E PAKUPTIMT ËSHTË KËRKESA E TYRE PËR KOMUNA SHQIPTARE NË SERBI

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 11. mars 2023. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq i quajti të pakuptimta kërkesat e politikanëve shqiptarë nga Bujanoci, të cilët kërkojnë asociacion të komunave shqiptare në jug të Serbisë, gjegjësisht reciprocitet në raport me të drejtat që kanë serbët në Kosovë. “Është pakuptimt aq sa nuk kam fjalë për t’u shprehur dhe siç e shihni po e them para shqiptarëve”, është përgjigjur Vuçiq sot në Bujanoc i pyetur nga portali ynë. Njëkohësisht ai theksoi se dera e tij është e hapur për të gjithë shqiptarët që jetojnë në këtë zonë.

Ai u tha politikanëve shqiptarë të këtyre trevave se do të ishte mirë që ata të kuptojnë se gjëja më e rëndësishme nuk është mbijetesa e tyre politike dhe pikët politike, por mënyra se si njerëzit mund të jetojnë më mirë.
“Shqiptarët e rëndomtë kërkojnë një jetë më të mirë dhe për të biseduar për këtë temë , për ta dhe për këdo në këtë shtet, dera ime është e hapur”, tha Vuçiq.
Ai theksoi se asnjëherë nuk ka marrë përgjigje se si është e mundur që në komunën e Bujanocit që nga themelimi i qeverisë monoetnike shqiptare mjetet në buxhet të ndahen në raport 85:15 në favor të komunitetit shqiptar , ndërsa prej vitesh ishte 60:40.
Për këtë, siç tha ai, politikanët shqiptarë heshtin.
– Nuk dua që serbët të ankohen për diskriminim nga pushteti lokal, por as që shqiptarët të ankohen për diskriminim nga shteti. Unë jam gati të ulem me të gjithë, të dëgjoj të gjithë, por jo të dëgjoj përralla politike, por vetëm për atë që është jeta reale e njerëzve këtu në terren.
Ai shtoi se plani 7-pikësh, zbatimin e të cilit kërkojnë shqiptarët, do të zgjidhet, por se nuk e ka fajin vetëm shteti që nuk ecën përpara.
– Mendoj se disa gjëra nga ai plan janë bërë, sidomos për punësimin dhe praninë më të madhe të mjekëve dhe policëve shqiptarë. Duhet të zgjidhet dhe ne do të punojmë që shqiptarët të bëjnë më shumë pyetje, por nuk mund të flasësh vetëm për atë që të pëlqen e të mos flitet për atë që nuk të pëlqen – tha Vuçiq.
Sa i përket negociatave me Prishtinën dhe planit franko-gjerman, Vuçiq ka insistuar se duhet të respektohet ajo që është nënshkruar më parë, përkatësisht Asociacioni i komunave serbe, gjë që kryeministri i Kosovës Albin Kurti e refuzon me këmbëngulje.
“Mos më thoni se çfarë do të bëj në të ardhmen, kjo është punë e imja, por nuk është punë e Kurtit nëse do ta përmbushë atë që është obligim ndërkombëtar, kurse AKS është obligim ndërkombëtar”, theksoi Vuçiq.
I pyetur nëse e sheh si zgjidhje potenciale shkëmbimin e territoreve apo demarkacionin, Vuçiq u përgjigj: Jo, nuk e shoh, kur po përpiqesha të zgjidhja diçka, të gjithë mu hodhët në shpinë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *