KLUBET SERBE NGA BUJANOCI KËRKUAN NDIHMË NGA VUÇIQI

Shkruan: I Jovanoviq

Bujanoc, 15. mars 2023. Përfaqësuesit e klubeve sportive serbe në Bujanoc, të martën kanë pasur një takim me shefin e kabinetit të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku kanë prezentuar problemet me të cilat ballafaqohen. Ata thonë se kanë gjetur mirëkuptim të madh, dhe takimi ka qenë shumë konstruktiv dhe u është premtuar ndihmë.

– Vizitën e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Bujanoc, më 11 mars, e shfrytëzuam për t’i kërkuar ndihmë dhe për të kërkuar pranimin në Presidencë, për t’i prezentuar problemet që shqetësojnë të gjitha klubet sportive në Bujanoc – tha për portalin tonë Nenad Stajiq, kryetar i Klubi të Basketbollit Play 017.

Për vetëm dy ditë, siç thotë ai, atyre iu është konvoluarnjë takim me shefin e kabinetit të Presidentit të Serbisë, ku kanë gjetur një mirëkuptim të madh për problemet me të cilat ballafaqohen.

Jemi shumë të kënaqur. Biseda ishte shumë e dobishme dhe konstruktive. Ata treguan një qëllim të mirë për të na ndihmuar, na dëgjuan, i kuptuan problemet tona dhe shpresojmë se në të ardhmen do të dalin me zgjidhje konkrete dhe do t’i ndihmojnë të gjitha klubet e Bujanocit – shton Stajiq.

Ai tha në vazhdim se ka përfaqësuar interesat e të gjitha klubeve të Bujanocit dhe u ka thënë se të gjitha klubet sportive kanë probleme, dhe se i faleminderohen presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që i ka nderuar dhe pranuar, sepse askush deri më tani nuk ka shfaqur interesim për ne në këtë nivel të lartë shtetëror.

Stajiq thekson se sporti në Bujanoc nuk është trajtuar në mënyrë adekuate nga vetëqeverisja lokale dhe se mjetet e parapara me buxhetin për sport janë shumë të vogla dhe të pamjaftueshme.

-Sporti në Bujanoc është në margjina, sepse buxheti vjetor prej 6 milionë dinarësh nuk mjafton për të gjitha klubet tona. Kur ndahet në 30 klube, fondet që marrim nga Komuna janë shumë të vogla, prandaj na është dashur t’i drejtohemi shtetit, sepse nëse përfaqësuesit e vetëqeverisjes lokale thonë se nuk kanë më shumë se kaq për të ndarë për sport , atëherë nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të kërkojmë ndihmë nga shteti – thotë Stajiq për Bujanovaçke.

Përveç tij, në takimin e mbajtur në Presidencë, kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të klubeve të BSK në futboll dhe karate.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *