SASHA ARSIQ: VUÇIQI KA HARRUAR SE TË NJËJTA PREMTIME I KISHTE DHËNË EDHE MË 2019

Bujanoc, 14. mars 2023. Kryetari i këshillit lokal të Partisë Popullore në Bujanocit, Sasha Arsiq, ka vlerësuar se banorët e rrethit të Pçinit të shtunën kanë marrë vetëm premtime nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, të cilat ai nuk do t’i përmbushë.
“Qytetarët e Bujanocit nuk ishin me fat më të mirë se të tjerët. Presidenti ka premtuar se Banja e Bujanocit do të jetë prioritet dhe se do të vijnë investitor, por ka harruar se para 4 vitesh ka premtuar se puna do të nisë në Gumoplastikë dhe Thertoren “Jugokop”. Mendoj se ka dashur të thotë se do ta shesë Banjën sa më shpejt që të jetë e mundur, e pastaj në mënyrën e tij të akuzojë pushtetin e kaluar për shitjen e shtetit”, thotë Arsiq në një deklaratë me rastin e vizitës së Vuçiqit në Bujanoc më 11 mars.
Sipas Arsiq, qytetarët e Qarkut të Pçinjës patën mundësinë të dëgjojnë drejtpërdrejt nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, një mori premtimesh, të cilat ai i ka bërë me këmbëngulje në 12 vitet e fundit, por nuk ka mundur t’i përmbushë as minimumin e tyre.
“Qytetarët në Tërgovishtë kanë pasur rastin të dëgjojnë nga presidenti se këtë vit do ta përfundoj rrugën për në Bosilegrad që do t’i lidhë këto dy komuna, por ai harroi se të njëjtin premtim e kishte dhënë edhe në vitin 2019 dhe tha se e njëjta rrugë do të përfundojë deri ka fundi i atij viti”, thotë Arsiq.
Sipas fjalëve të tij, Vuçiq ka “shkëlqyer” në Surdulicë me nikoqirin Novica Tonçev.
“Ai diskutoi nëse pronari i hotelit mori 12 apo 14 muaj burg dhe kush e festoi ditëlindjen në atë hotel. Natyrisht, u diskutua edhe për atë se çka mund të shitej dhe mundësisht përfshirja e ekipit të Mileniumit për të blerë prona shtetërore dhe më pas shteti do t’i jepte 10 herë më shumë përmes granteve pa kthim”, thotë Arsiq.
Ai shtoi se në tubimin në Vranjë, ishin kryesisht banorët e Nishit dhe Leskocit të cilët patën rastin të dëgjonin kryetarin e tyre duke sjellë investime, se si jemi më të fortët në ekonomi, “por mjaftoi të qëndronit pranë autobusit të Nish Express dhe të dëgjosh njerëzit që ankohen për sanduiçe bajate dhe se si nuk do t’u vazhdohen kontratat e punës nëse nuk do të vinin në këtë tubim”.
Sipas Arsiqit, presidenti nuk i është përgjigjur pyetjes së gazetarit N1 se kush i paguan autobusët, sanduiçet dhe gjithë organizimin e vizitës së tij dhe nëse kjo është tubim partiak apo vizitë e Presidentit.

“Ai erdhi e shkoi, por ne, bashkëqytetarë të dashur mbetëm këtu për të gëzuar begatinë që na la presidenti me premtimet e tij. Kështu do të jetë deri në vizitën e radhës, nëse do të ndodhë”, ka përfunduar Arsiq, i cili është edhe koordinator rajonal i Partisë popullore.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *