NGA SOT BIE ÇMIMI I KARBURANTEVE

Bujanoc, 17. mars 2023. Çmimi maksimal i shitjes së një litri Eurodizel në pompat në Serbi, në shtatë ditët e ardhshme, do të jetë 190 dinarë, ndërsa çmimi i benzinës nuk mund të kalojë 174 dinarë për litër, njoftoi Ministria për tregëti të brendshme dhe të jashtme.
Krahasuar me javën e kaluar, nafta do të jetë më e lirë për 4 dinarë, ndërsa benzina për 3.
Rregullorja për kufizimin e çmimit të derivateve të naftës që përkojnë me eurodizelin dhe benzinën Euro Premium BMB 95 do të jetë e vlefshme të paktën deri në fund të muajit mars.
Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot në orën 15:00 dhe do të jenë të vlefshme deri të premten e ardhshme.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *