PARTIA POPULLORE: NUK NA KENI FRIKËSUAR

Bujanoc, 16. mars 2023. Në shenjë mbështetjeje për zyrtarët e këshillit lokal të Partisë Popullore (PP) në Trgovishtë, të cilët të martën policia i mbajti në bisedë informative, koordinatori rajonal dhe kryetar i këshillit lokal të PP-së në Bujanoc, Sasha Arsiq, bashkë me bashkëpar tiakët e tij ka shpërndarë gazetën “Zëri i Popullit” në Trgovisht, me mesazhin drejtuar progresistëve: “Nuk na trembni”.
Në faqen e parë të gazetës është fotografia e presidentit serb Aleksandar Vuçiq me mbishkrimin “Tradhtari”.
“Duhet ta dini, zotërinj të SNS-së, se ku është një deputet i Partisë Popullore, aty janë të gjithë, ne kështu funksionojmë. Ndaloni frikësimin e njerëzve. Ne nuk jemi tradhtarë të Serbisë, por po luftojmë për drejtësi, të vërtetën dhe demokracinë”, tha Arsiq në komunikatë.
Ai tha se veprat janë ato që bëjnë të duket se kush është tradhtar.
“Nuk duhet të flasësh shumë për të kuptuar se kushdo që pranon marrëveshjen franko-gjermane tradhton Kosovën dhe Serbinë, dhe hap derën e krijimit të Shqipërisë së madhe”, tha Arsiq.
Kryetari i këshillit lokal të PP-së në Trgovishtë, Marko Kostiq dhe nënkryetari, Nebojsha Tabakoviq, të martën janë ftuar në polici për një bisedë informative, pasi kanë shpërndarë fletushka partiake në Trgovishtë, siç kanë thënë ata, me përmbajtjen nga “marrëveshja e kontestuar franko-gjermane” e cila aktualisht është duke u negociuar nga presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *