Shkruan: N. Behluli
Bujanoc, Ohër, 20. mars 2023. U drodh mali, polli miu!
Kështu do të dukej përafërsisht raporti i parë për bisedimet mes Kurtit dhe Vuçiqit në Ohër.
Të zgjuarit e dinin se do të ishte kështu.
Pritshmërinë se konflikti mes Serbisë dhe Kosovës do të zgjidhet brenda një dite është ushqyer nga injorantët dhe armiq të Kurtit dhe Vuçiqit.
Të parët nuk janë të vetëdijshëm se diçka që ka qenë e keqe për dekada nuk mund të rregullohet brenda një dite. Po ashtu, ata nuk mendojnë se marrëveshja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës duhet të sigurojë një të ardhme paqësore të dyja palëve, se duhet të zgjasë me vite e vite… ndërsa ngrehinat e qëndrueshme nuk ndërtohen me nxitim.
Këta të fundit, armiq politikë të Kurtit në Kosovë dhe të Vuçiqit në Serbi, po kërkonin që të arrihet një marrëveshje sa më shpejt që të mund t’i akuzonin – secilin prej tyre – për tradhti.
Për ta, dialogu Serbo-Kosovë është mjet për luftë të brendshme politike dhe nuk janë të interesuar për interesat e njerëzve që presin që marrëveshja të përmirësojë jetën e përditshme, paqen dhe stabilitetin.
Megjithatë, çdo njeri me qëllim të mirë është i kënaqur me rezultatin e bisedimeve të Ohrit. Si Vuçiq ashtu edhe Kurti konkluduan se është hedhur hapi i parë në një rrugë të gjatë, në fund të së cilës na presin marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë mes dy vendeve.
Ndryshe, si gjithmonë, në diskutimet për bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ata që dinë më pak janë më të zëshmit.
Për dallim prej tyre, gjithë situatën e kam ndjekur nga afër, më 18 mars kam qenë në Ohër.
Falë kësaj, dhe njohjeve të mia të gjata, pata mundësinë të bisedoja me bashkëpunëtorët e të dy drejtuesve dhe të merrja informacion nga dora e parë. Prandaj mund të them se Serbia dhe Kosova janë në rrugë të mbarë drejt arritjes së marrëveshjes.
Ndërkaq ne, nëse nuk mund t’i ndihmojmë, atëherë mos t’i ngatërrojmë.
BASHKËPUNËTORI I BUJANOVAÇKES NË BISEDIMET NË OHËR: NË RRUGË TË MBARË
Bujanovačke21. Mar 2023.FILLIMI, KOSOVË, POLITIKË0
Previous PostJEP DORËHEQJE KANDIDATI PËR KRYETAR TË KOMUNËS SË BUJANOCIT DHE KUNDËRSHTUES I KOALICIONIT ME ARIFIN, THOTË SE KY ËSHTË NJË AKT MORAL
Next PostKOMUNA: STUDENTËT E KOMUNËS TONË SOT MARRIN NDIHMËN E NJËHERSHME FINANCIARE