Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 20. mars 2023. Pagesa e ndihmës së njëhershme financiare për studentët e Bujanocit do të bëhet të hënën. Kryetari i komunës, Nagip Arifi, ka bërë të ditur se sapo ka nënshkruar urdhërin për pagesën e 15 milionë dinarëve, gjegjësisht 128 mijë eurove.
581 studentë do të marrin ndihmë e njëhershme, sipas renditjes përfundimtare të publikuar të premten.
– Sapo kam nënshkruar urdhërpagesën financiar në vlerë prej 15 milionë dinarë (128.000 euro) për ndihmë të njëhershme për 581 studentë për vitin shkollor 2022/2023. Këtë ndihmë do ta marrin të gjithë nxënësit që kanë plotësuar kërkesat e konkursit. Shpresojmë që kjo ndihmë do t’ua lehtësojë studimet e mëtutjeshme – tha Arifi.
Bujanovaçke më herët kishte paralajmëruar se studentët do të marrin nga 10.000 deri në 33.000 dinarë, varësisht nga suksesi dhe viti i studimit.
KOMUNA: STUDENTËT E KOMUNËS TONË SOT MARRIN NDIHMËN E NJËHERSHME FINANCIARE
Bujanovačke21. Mar 2023.FILLIMI, SHOQËRI0
Previous PostBASHKËPUNËTORI I BUJANOVAÇKES NË BISEDIMET NË OHËR: NË RRUGË TË MBARË
Next PostKONGRESMENËT INOCOJNË ÇËSHTJEN E ASOCIACIONIT TË KOMUNAVE SHQIPTARE NË JUG TË SERBISË