Bujanoc, 24. mars 2023. Qeveria e Japonisë do të dhurojë 73.000 euro për pajisjen e shtëpive dhe banesave me mobilje, e të cilat do të blihen dhe ndërtohen për romët e zhvendosur nga Kosova në Bujanoc në vitin 1999 dhe që prej 24 vitesh jetojnë në qendrën kolektive Salvatore. Marrëveshjen për donacion e kanë nënshkruar të mërkurën ambasadori i Japonisë në Beograd dhe projekt menaxheri i Komunës së Bujanocit, Sali Salihi, shef i zyrës së kryetarit të komunës.
“Donacioni i qeverisë japoneze në shumën prej 73,040 euro do të sigurojë mobilje dhe pajisje elektroshtëpiake për objektet e banimit social të destinuara për njëzet e dy familje në nevojë”, thotë ambasada.
Qeveria zvicerane kontribuoi gjithashtu me 200,000 franga zvicerane për projektin, i cili po zbatohet nga UNOPS.
Qëllimi i përgjithshëm i projektit është që të kontribuojë në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe përmirësimin e përfshirjes sociale të romëve të zhvendosur që jetojnë në qendrën kolektive Salvatore dhe familjeve me kushte sociale të cenueshme në komunën e Bujanocit.
Me rastin e pranimit të donacionit, Salihi tha se rëndësia e këtij projekti qëndron në faktin se ofron zgjidhje të përhershme për romët e zhvendosur si dhe për familjet e këtushme me banim social të cënueshëm.
Sufijan Agjali, përfaqësues i Komisionerit të lartë të OKB-së për refugjatët në Serbi, tha se mbyllja e qendrës kolektive Salvatore, e fundit nga më shumë se 1000 qendrat kolektive në Serbi, tregon vendosmërinë e Serbisë për të gjetur zgjidhje të përhershme për të zhvendosurit me forcë në vend.
Në qendrën Salvatore jetojnë 19 familje rome, 12 prej të cilave do të marrin apartamente, ndërtimi i të cilave do të fillojë pas përfundimit të tenderit për kontraktorin, ndërsa për shtatë familje do të blihen shtëpi në fshatra.
Me shtëpi do të bëhen edhe tri familje të rrezikuara sociale nga komuna e Bujanocit.
Početna FILLIMI JAPONIA NDANË 73.000 EURO PËR PAISJEN E SHTËPIVE DHE BANESAVE PËR ROMËT NGA QENDRA SALVATORE NË BUJANOC
JAPONIA NDANË 73.000 EURO PËR PAISJEN E SHTËPIVE DHE BANESAVE PËR ROMËT NGA QENDRA SALVATORE NË BUJANOC
Bujanovačke24. Mar 2023.FILLIMI, SHOQËRI0
Previous PostSHTRENJTOHET TARIFA RRUGORE: BUJANOC - BEOGRAD 1.600 DINARË
Next PostQYTETARËT E BUJANOCIT DRUAJNË SE PRONARI I NJË PIKE TË PAGESAVE KA PËRVETËSUAR PARATË E TYRE