Bujanoc, 24. mars 2023. Sekretari shtetëror i Ministrisë së të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave, Rejhan Kurtoviq, në takimin me anëtarët e Organit të përkohshëm të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH) në Bujanoc, tha se synimi është që pakica kombëtare shqiptare të ketë një organ funksional përfaqësues në periudhën deri në zgjedhjen e përbërjes së re të Këshillit Kombëtar. Sipas tij, përfaqësuesit e Organit të përkohshëm kanë vlerësuar pozitivisht gjithçka që Qeveria e Serbisë dhe ministria përkatëse po bëjnë në fushën e realizimit të të drejtave kolektive të shqiptarëve në Serbi dhe zgjedhjen e përbërjes së re të KKSH-së.
Kryetari i Organit të përkohshëm, Ragmi Mustafa, theksoi se është e rëndësishme të sigurohet që procesi i ri zgjedhor, i cili do të zbatohet sipas sistemit të elektorëve, të jetë i drejtë, demokratik dhe gjithëpërfshirës.
Mustafa vlerësoi se qasja e ministrisë është konstruktive.
– Ne patëm një takim shumë konstruktiv dhe informues me Sekretarin e shtetit, Prof. Dr. Kurtoviq, me qëllim që zëri i pjesëtarëve të pakicës shqiptare të dëgjohet dhe sistemi të pasqyrojë nevojat dhe aspiratat e tyre. Ky proces zgjedhor duhet të jetë transparent, me rregulla dhe procedura të qarta që janë në dispozicion të publikut. Kjo mund të arrihet përmes ndërtimit të besimit në proces, i cili do të sigurojë që rezultatet të pranohen si legjitime”, tha Mustafa pas takimit.
Ai theksoi se procesi i ardhshëm zgjedhor duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe përfaqësues, duke siguruar që të gjithë votuesit me të drejtë vote të mund të marrin pjesë lirisht dhe sipas standardeve më të larta zgjedhore.
– Ministria e të drejtave të njeriut dhe të pakicave dhe dialogut social do të jetë në dispozicion të Organit të përkohshëm menaxhues dhe do të ofrojë mbështetje të plotë në punën e tij – tha Sekretari shtetëror.
Sipas tij, ministria dhe subjektet e tjera përgjegjëse për zbatimin e zgjedhjeve janë duke punuar në mënyrë aktive që zgjedhjet elektore të shpallen dhe të zhvillohen sa më shpejt që të jetë e mundur dhe në këtë kuptim presin vëmendjen dhe veprimin e plotë të Organit të përkohshëm.