QYTETARËT E BUJANOCIT DRUAJNË SE PRONARI I NJË PIKE TË PAGESAVE KA PËRVETËSUAR PARATË E TYRE

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 23. mars 2023. Shumë banorë të Bujanocit janë mashtruar në një pikë pagese në qendër të qytetit për shkak se, siç pretendojnë ata, pronari ua ka përvetësuar paratë e tyre të destinuara për pagesa të ndryshme, ndërkohë që i njëjti ka ikur nga këtu. Spekulohet se bëhet fjalë për një shifër prej 200 mijë eurosh.
Qytetarët paguanin faturat në atë pikë pagese, mund të transferonin para edhe përmes Western Union, por paratë nuk arritën në destinacionin e dërguar, por përkundrazi përfunduan në xhepin e pronarit, i cili, siç mësojmë, ka ikur dhjetë ditë më parë. Ende nuk ka një konfirmim zyrtar për këtë informacion nga policia, por Bujanovaçke ka biseduar me disa qytetarë të cilët pretendojnë se janë mashtruar.
Lokali ku gjendjen kjo pikë tashmë është i boshatisur. Sipas informacioneve jozyrtare, në polici janë dorëzuar rreth njëzet denoncime për mashtrim dhe me siguri numri do të jetë më i madh.
– Në atë vend kam paguar faturat dhe këstet e kredisë. Unë kam fatura, por nuk vlejnë asgjë, paratë nuk janë paguar, e kam kontrolluar vetë – thotë për Bujanovaçke një nga qytetarët e mashtruar.
Ai shtoi se ende nuk e ka denoncuar rastin në polici por thotë se këtë do ta bëjë së shpejti.
– Do ta raportoj rastin, por nga kjo nuk do të ketë asnjë donbi – thotë bashkëbiseduesi ynë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *