SHTRENJTOHET TARIFA RRUGORE: BUJANOC – BEOGRAD 1.600 DINARË

Bujanoc, 24. mars 2023. Qytetarët do të paguajnë 14 për qind më shumë për vozitje në autostradë, sa do të rritet taksa sipas vendimit të Qeverisë së Serbisë, të miratuar të enjten. Për ata që paguajnë tarifën në mënyrë elektronike, rritja është tetë për qind.
Tarifa aktuale për kategorinë e parë të automjeteve për pjesën Preshevë – Beograd është 1.490 dinarë, ndërsa pas rritjes së çmimit do të jetë 1.699 dinarë.
Nga Bujanoci në Nish qytetarët do të paguajnë 582 dinarë në vend të 510, sa ishte deri më tani, ndërsa për Beograd 1596 dinarë në vend të 1400.
Me ndryshimin e Vendimit për shumën e tarifave, janë ndryshuar edhe zbritjet për arkëtimin elektronik të tarifave (ENP), në mënyrë që ata që paguajnë tarifat në mënyrë elektronike të kenë zbritje prej gjashtë për qind në atë shumë, pra rritja e çmimit në këtë rast do të jenë tetë për qind, transmeton Tanjug.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *