TRUPI KOORDINUES NDANË BURSA PËR STUDENTË NGA KOMUNA E BUJANOCIT

Bujanoc, 23. mars 2023. Komuna e Bujanocit ka shpallur konkurs për ndarjen e bursave për nxënësit e ardhshëm nga territori i komunës së Bujanocit për vitin shkollor 2023/2024. Mjetet për bursa sigurohen nga buxheti i Trupit Koordinues.
Shuma mujore e bursës është 30.000 dinarë neto, ndërsa pagesa do të bëhet me 9 këste mujore.
Siç thuhet në tekstin e konkursit, do të ndahen katër bursa.
Në konkurs mund të paraqitetn nxënësit në vitin e fundit të shkollës së mesme dhe personat që kanë përfunduar shkollën e mesme, deri në moshën 22 vjeçare, të cilët në momentin e aplikimit dhe së paku një vit para shpalljes së konkursit janë me vendbanim në territorin e komunës së Bujanocit, ndërsa kushtet janë që të jenë në shkollë të mesme të kenë arritur sukses të shkëlqyeshëm, se deri më tani nuk kanë regjistruar asnjë fakultet dhe të mos jenë përfitues të bursave tjera nga buxheti i Republikës së Serbisë.
Përveç kësaj, aplikanti është i detyruar të kalojë edhe provimin pranues për regjistrim në studime.
Për të aplikuar në konkurs është i nevojshëm aplikimi me emrin e institucionit të arsimit të lartë ku kandidati planifikon të regjistrohet, një biografi (CV), një kopje të vërtetuar të certifikatave të përfundimit të klasave të mëparshme të shkollës së mesme , pra gjysëmvjetori i parë i klasës së katërt, për kandidatët që vazhdojnë ende shkollën e mesme dhe një letër motivuese.
Kandidatët e interesuar mund të dorëzojnë dokumentacionin e konkursit së bashku me aplikacionin deri më 12 prill në objektin e komunës së Bujanocit, zyra nr.301 ose me postë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *