Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 27. mars 2023. Politikanët shqiptarë nga Bujanoci dhe Presheva nuk e kanë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në kërkesat e tyre për përfshirjen e çështjes së “Luginës së Preshevës” në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës. SHBA-të nuk e përkrahin kërkesën për reciprocitet në lidhje me të drejtat e serbëve në Kosovë dhe as idenë e krijimit të një asociacioni të komunave shqiptare në jug të Serbisë. I pyetur nga Bujanovaçke për këto kërkesa, ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, ka theksuar sot në Bujanoc se Marrëveshja e Brukselit ka të bëjë me Kosovën, e jo me çështjet e pakicave në Serbi.
– Duhet të jem shumë i qartë kur them se dialogu në Bruksel ka të bëjë me zgjidhjen e problemit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Qëllimi i dialogut nuk është që të zgjidhen çështje të tjera, çështje të pakicave këtu apo në pjesë të tjera të vendit – tha Hill.
Ambasadori theksoi se çështja e minoritetit shqiptar në Serbi është ekskluzivisht çështje e shtetit të Serbisë dhe përsëriti se “nuk ka të bëjë fare me dialogun e Brukselit”.
Sipas tij, politika zyrtare e SHBA-së është të mbështesë dialogun e Brukselit dhe marrëveshjen e arritur, pjesë e rëndësishme e së cilës është themelimi i asociacionit të komunave serbe.
“Marrëveshja e arritur nuk ka ndërmend të kalojë kufijtë në asnjë mënyrë”, theksoi ambasadori.
I pyetur nga gazetarët për letrën e kongresmenëve amerikanë të cilët pas takimit me politikanë shqiptarë nga Bujanoci dhe Presheva, i kërkuan Sekretarit të Shtetit Amerikan Anthony Blinken që të formojnë një asociacion të komunave shqiptare, ambasadori tha se respekton atë që thonë kongresmenët, por një asociacion i tillë nuk është pjesë e Marrëveshjes së Brukselit.
STUDENTËT E NISHIT THIRRJE QYTETARËVE TË TUBOHEN PARA KORRESPODENTURËS SË RTS NË ORA 19.30
Bujanoc, Nish, 4 mars 2025. (Foto: jellena Mishiq/JV) – Studentët e Nishit në bllokadë do të mblidhen sonte…