Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 26. mars 2023. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, të hënën (27 mars) do të vizitojë Bujanocin.
Në ora 11:30 ai do të takohet me kryetarin e komunës, Nagip Arifi, njoftojnë nga kabineti i kryetarit të Komunës.
Agjenda e vizitës së Ambasadorit amerikan nuk është publikuar dhe ende nuk dihet nëse ai do të takohet me ndonjë politikanë tjetër të Bujanocit.
Megjithatë, dihet se Hill do të bisedojë me studentët e Bujanocit nga komuniteti serb, shqiptar dhe rom, të cilët në muajt e fundit morën pjesë në një program kushtuar forcimit të demokracisë dhe sundimit të ligjit. Ata diskutuan për zgjidhjet e mundshme për tejkalimin e problemeve komplekse të pranishme në një bashkësi multietnike siç është Bujanoci.
Hill do të takohet me studentët në Këndin Amerikan në Shtëpinë e Kulturës.
Ai vjen në Bujanoc me gruan e tij.
AMBASADORI I SHBA-së CHRISTOFER HILL TË HËNËN NË BUJANOC
Bujanovačke27. Mar 2023.FILLIMI, POLITIKË0
Previous PostHILL NË BUJANOC PREMTON SE PËR PROBLEMET E SHQIPTARËVE DO TË BISEDOJ ME VUÇIQIN
Next PostKËSHILLI KOMBËTAR I KËNAQUR ME PUNËN E QEVERISË SË SERBISË