Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 27. mars 2023. Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, tha sot se zhvillimi i Bujanocit mund të stimulojë zhvillimin e gjithë zonës dhe se për këtë nevojitet një integrim më i madh. “Ambasadori Hill premtoi se për problemet e shqiptarëve në Luginën e Preshevës do të diskutojë me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren Ana Brnabiq”, tha kryetari i Bujanocit Nagip Arifi pas takimit të sotëm me ambasadorin në Bujanoc.
Problemet për të cilat Arifi e njoftoi Hillin janë mosnjohja e diplomave të Kosovës, pasivizimi i vendbanimit të shqiptarëve dhe mungesa e zhvillimit ekonomik.
Ambasadori ka ardhur në Bujanoc për ta informuar kryetarin e komunës për atë që është arritur në Ohër mes presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.
– Kjo zonë është afër dy kufijve ndërkombëtarë dhe mendoj se është shumë e rëndësishme që qytetarët që jetojnë këtu të dinë se çfarë ka ndodhur në Ohër dhe cila është përmbajtja e marrëveshjes – tha ambasadori Hill.
Siç tha ai, kryetarit të komunës ia ka përcjellë qëndrimin se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin plotësisht marrëveshjen e arritur dhe do të bëjnë çmos që të zbatohet ajo që është rënë dakord.
Për çështjen e zhvillimit, Hill theksoi se qytetarët duhet ta dinë se të gjithë duan që kjo zonë të zhvillohet, e cila do të sjellë edhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.
– SHBA-ja dhe BE-ja janë duke zbatuar disa programe për të ndihmuar ekonominë e këtij rajoni dhe ne dëshirojmë të shohim suksesin e atyre programeve dhe po shohim se çfarë mund të bëjmë tjetër. Është e nevojshme të punohet në sfidat ekzistuese që janë të pranishme këtu dhe të gjenden zgjidhje që do ta përmirësojnë ekonominë lokale në mënyra të tjera, jo vetëm me ndihmën e huaj – tha Hill.
Ai shtoi se ishte hera e parë që po vizitonte një zonë të rëndësishme siç është jugu i Serbisë dhe kërkoi pak më shumë kohë “për të parë se çfarë mund të bëhet”.
Bujanovaçke më herët kishte bërë të ditur se SHBA-të nuk i përkrahin kërkesat e politikanëve shqiptarë nga Bujanoci dhe Presheva për përfshirjen e “Luginës së Preshevës” në dialogun Beograd-Prishtinë.
HILL NË BUJANOC PREMTON SE PËR PROBLEMET E SHQIPTARËVE DO TË BISEDOJ ME VUÇIQIN
Bujanovačke27. Mar 2023.FILLIMI, POLITIKË0
Previous PostAMBASADORI HILL: SHBA-të NUK I MBËSHTESIN KËRKESAT E SHQIPTARËVE TË JUGUT TË SERBISË, AMERIKA KUNDËR RECIPROCITETIT, ASOCIACIONIT TË KOMUNAVE DHE KUNDËR PËRFSHIRJES NË DIALOGUN E BRUKSELIT
Next PostAMBASADORI I SHBA-së CHRISTOFER HILL TË HËNËN NË BUJANOC
Related articles
QEVERIA E KOSOVËS DËRGON NJË MILION EURO NË BUJANOC, MUSTAFI: NDIHMË VËLLEZËRVE
Bujanovačke25. Dec 2024.