DUSHAN JANJIQ: BARIKADAT NË VERI TË KOSOVËS ISHTE DETYRA E FUNDIT E LISTËS SERBE

Bujanoc, 28. mars 2023. (Foto MC) – Marrëveshjet nga Brukseli dhe Ohri janë kthyer në binarë të normalizimit që të çon në një drejtim, tha Dushan Janjiq, kryetar i Forumit për Marrëdhënie Etnike.

Siç raporton portali i Prishtinës në shqip Ekonomia online i pyetur se çfarë ka mbetur nga sovraniteti i Serbisë në Kosovë, Janjiq tha se iluzioni ende nuk është shkatërruar plotësisht, por se “realiteti brutal mbetet – se nuk ka sovranitet”.

Duke folur për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ai vlerësoi se kryetarët dhe komunat kanë pushtet të madh dhe për këtë arsye nuk sheh asnjë serb që do të hiqte dorë nga ai pushtet”, “në emër të ndonjë koordinimi të quajtur Asociacion i komunave. “.

Për Listën serbe Janjiq tha se “epoka e saj ka kaluar, ajo ka bërë një pjesë të punës” dhe se “barrikadat janë detyra e saj e fundit, megjithëse ato janë punë e profesionistëve dhe ekipeve të mirëkoordinuara me ndihmën e shtetit serb”. .
Janjiq shton se ka kaluar koha e Listës Serbe sa i përket votuesve, pasi sipas tij, ajo nuk ka përmbushur asnjë premtim.

Ekonomi online rikujton se Lista Serbe nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 23 prill në katër komuna në veri të Kosovës: në veri të Mitrovicës, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *