ARRESTOHET DREJTORI I KOMUNALISË RUZHDI HALILI

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 29. mars 2023. Drejtori i NP “Komunalia” në Bujanoc, Ruzhdi Halili, është arrestuar të mërkurën në mëngjes në vendin e tij të punës, kanë konfirmuar disa burime për Bujanovaçke.

Derisa po e raportojmë këtë, presim konfirmim zyrtar nga policia ndërsa nga MPB-ja kemi kërkuar informacion edhe për shkaqet e arrestimit të tij.

Siç mësojmë, është arrestuar edhe ish-drejtori i ndërmarrjes komunale Adem Hasani.

Sindikatat e punëtorëve të kësaj ndërmarrje publike vazhdimisht i janë drejtuar publikut përmes portalit tonë lidhur me gjendjen e keqe në NP “Komunalia” dhe për gjoja keqpërdorimet e bëra prej vitesh nga menaxhmenti.

Halili është staf i Nagip Arifit dhe në krye të Komunalisë erdhi në vitin 2020, pasi Arifi u bë kryetar i komunës.
Ai pasoi Adem Hasanin, i cili drejtoi kompaninë komunale që nga viti 2016.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *