DREJTORËT E KOMUNALISË JANË ARRESTUAR PËR SHLYERJEN E BORXHEVE PËR SHËRBIMET KOMUNALE

Bujanoc, 29. mars 2023. Drejtori aktual i Komunalisë së Bujanocit Ruzhdi Halili dhe paraardhësi i tij, Adem Hasani, janë arrestuar për shlyerjen e borxheve për shërbime komunale ndaj 339 personave fizikë dhe dy personave juridikë, në bazë të parashkrimit, pa u ushtruar asnjë padi në gjykatën kompetente për ndërprerjen e parashkrimit, njoftoi MPB e Serbisë.
Siç thuhet në njoftim, dyshohet se në këtë mënyrë e kanë dëmtuar buxhetin e Republikës së Serbisë për 18.036.444 dinarë.
Mup saktëson se Halili dhe Hasani janë arrestuar në kuadër të fushatës kundër korrupsionit dhe se janë ndaluar nga pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Departamenti Kundër Korrupsionit, në bashkëpunim me Departamentin Special Kundër Korrupsionit, të Prokurorisë së Lartë Publike në Nish.
Hasani dyshohet se ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare si person përgjegjës i kësaj ndërmarrje komunale në periudhën nga 10 gushti 2016 deri më 20 korrik 2020 dhe Halili nga 20 korriku 2020 deri në fund të vitit 2022.
“Të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë, pas së cilës me kallëzim penal do të dërgohen në prokurorinë kompetente”, thonë nga MPB.
Bujanovaçke njoftoi më herët, gjatë ditës së sotme, se drejtori i Komunalisë është arrestuar mëngjesin e sotëm në vendin e tij të punës.
Portali ynë ka shkruar tashmë në disa raste për problemin e shlyerjes së borxheve në NP “Komunalia”.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *