MINISTRIA E IVICA TONÇEV, 4 MILIONË DINARË PËR KOMUNËN E BUJANOCIT

Bujanoc, 30. mars 2023. Edhe komuna e Bujanocit, në mesin e 38 komunave të pazhvilluara që do të marrin gjithsej 245 milionë dinarë nga Ministria e Zhvillimit, të drejtuar nga Novica Tonçev, për projekte infrastrukturore dhe ulje të varfërisë. Bujanocit i janë ndarë 4 milionë dinarë për punësimin e asistentëve personalë për fëmijët që kanë nevojë për ndihmë gjatë shkollimit, thanë për portalin tonë në Administratën Komunale.

Ministri përgjegjës për zhvillimin e komunave të pazhvilluara, Novica Tonçev, nënshkroi dje në Nish kontratat për ndarjen e granteve për vetëqeverisjet lokale që aplikuan për Programin për mbështetje zhvillimore.

“Në thirrjen publike kanë marrë pjesë 44 komuna me 130 projekte, një numër numër rekord, ndërsa 38 komuna të pazhvilluara morën mjete për realizimin e projekteve në fushën e përmirësimit të infrastrukturës komunale lokale dhe marrjen e masave për uljen e varfërisë”, thuhet në njoftim.

Tonçev përkujtoi se kabineti i tij për vitin e tretë organizon thirrje publike për njësitë e vetëqeverisjes lokale nga kategoria e katërt, me qëllim që të sigurohet vazhdimësia në progres dhe të punohet vazhdimisht në përmirësimin e kushteve të jetesës së banorëve të këtyre zonave.

Komuna e Bujanocit edhe më herët ka marrë mjete nga kjo ministri, për të cilën ka shkruar Bujanovaçke.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *