Bujanoc, 02 prill 2023. Se KF Tërnoci të largohet nga zona e Jugut është synimi kryesor i kësaj gare, gjë që u pa më së miri të shtunën më 1 prill, në ndeshjen e këtij klubi me KF “Morava” në Vladiçin Han, të cilën vendasit e fituan 2:0.
Kështu ka thënë deputeti Shaip Kamber nga Tërnoci, i cili tregon për padrejtësinë që ka përjetuar në Han klubi që tubon shqiptarët, me ç’rast tre lojtarë të Tërnocit morën kartonë të kuq në minutën e 65-të të ndeshjes.
“3 kartonë të kuq për lojtarët e KF Tërnocit në minutën e 65-të të ndeshjes në Vladiçin Han në fakt janë kartonë të kuq për shqiptarët në përgjithësi”, thotë Kamberi.
Siç tha ai, eliminimi nga Liga në të cilën garon KF Tërnoci është qëllimi kryesor i këtij skandali të paprecedentë.
“Po iu pengon pjesëmarrja në gara e KF “Ternoci”, si dhe vendosmëria e lojtarëve dhe entuziazmi i tifozëve. Pothuajse e gjithë skuadra u ndëshkua me kartonë të verdhë dhe për pasojë loja u ndërpre”, raporton Kamberi.
“Kjo nuk është fer. Ky është pasqyrimi më i mirë se sa nuk na duan dhe sa po iu pengojmë. Si në fushë ashtu edhe në garë.
I bëj thirrje Federatës së Futbollit që të ndalojë menjëherë këto padrejtësi. FK Tërnoci as nuk u mbyll dhe as u eliminua. Mund të humbasë ndonjëherë, por në fushë, jo me një arbitër arrogant me qëllime të njëanshme.
Kartonat e kuq të arbitrit në Han mund të kenë eliminuar nga loja Herolindin, Basrinë dhe Notin, por kurrë nuk do të vrasë vullnetin e lojtarëve të KF “Tërnoci”, ka thënë Kamberi.
Tërnocasit zënë vendin e 14-të në ligën me 16 klube.
Početna FILLIMI KAMBERI: KJO NUK ËSHTË FER, KF “TËRNOCI” DËMTOHET RËNDË NË HAN ME KATËR KARTONA TË KUQ
KAMBERI: KJO NUK ËSHTË FER, KF “TËRNOCI” DËMTOHET RËNDË NË HAN ME KATËR KARTONA TË KUQ
Bujanovačke3. Apr 2023.FILLIMI, SPORT0
Previous PostREAGIME TË BUJSHME TË MJEKËVE NË SHTËPINË E SHËNDETIT PËR SHKAK TË SPECIALIZIMEVE: DISKRIMINIM ME REGJI TË DREJTORESHËS
Next PostPAKËNAQËSI TË BUJSHME RRETH SPECIALIZIMEVE NË SHSH BUJNAOC: NUK KA VEND PËR BUJANOCAS, NDËRKOHË DREJTORESHA E MOHON RANGIMIN SIPAS VIJËS PARTIAKE