Shkruan: I. Jovanoviq
Bujanoc, 03 prill 2023. (Foto Bujanovaçke: Daliborka Pavlloviq) – Teksti për ndarjen e specializimeve në Shtëpinë e shëndetit të Bujanocit shkaktoi shumë komente në faqen e Bujanovaçkes në Facebook, ku qytetarët, por edhe punonjësit e këtij enti, kritikojnë ashpër mënyrën e ndarjes së specializimeve, si dhe qëndrimin e drejtoreshës Dr. Daliborka Pavloviq se gjithçka është bërë sipas rregullores, dhe se mjekët është dashur të bëjnë aplikime më të “mençura”. Disa mjekë, të cilët besojnë se janë dëmtuar në këtë proces, si dhe në konkurset e mëparshme, kanë komentuar publikisht veprimet e drejtorit, të cilat, sipas tyre, kanë bërë që ata të mbeten pa specializim.
Siç mësuan më herët Bujanovaçke nga burimet e tyre nga Shtëpia e shëndetit, pa specializim mbetën doktor Stefan Stoshiq dhe Dr. Milica Timiq nga Bujanoci, mjekë me përvojë më të gjatë në krahasim me të gjithë kandidatët e tjerë, ndërkaq ato iu ndanë kuadrove që janë përcaktuar nga SNS, në të cilën, sipas burimit, ka ndikuar drejtpërdrejt doktoresha Daliborka Pavlloviq, drejtoreshë e Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc. Dr. Pavloviq i mohoi këto pretendime dhe theksoi se caktimi i specializimit dhe pikëzimit është kryer sipas të gjitha rregullave të përcaktuara.
Shumica e komenteve në portalin tonë janë lënë nga mjekë të punësuar në Shtëpinë e shëndetit. Disa prej tyre paraqitën rastin e tyre dhe kundërshtuan hapur mënyrën e rangimit nga ana e drejtoreshës.
Komentet e ish-shefit të Emergjencave në Bujanoc, dr. Dejan Stojanoviq, në të cilat thotë se më parë ka pasur probleme me specializimin dhe se janë ndryshuar rregullat e konkursit, ndërkohë që tani kandidatët nuk vlerësohen në mënyrë adekuate nga drejtoresha kur është fjala për punësimin, hasi në mbështetje të madhe nga bashkëqytetarët dhe inkurajoi disa nga mjekët e dëmtuar që të dalin publikisht dhe të shprehin rastin e tyre.
Dr. Stojanoviq, ndër të tjera thekson se dr. Milica Timiq (Dodiq) është diskriminuar për shkak se ka marrë 5 në vend të 15 pikëve për shkak të pushimit të lehonisë, arsye kjo që e lë atë pa të drejtën e specializimit, si dhe për faktin se. Dr. Aleksandra Stamenkoviq, ndonëse ka një përvojë më të gjatë pune, ka marrë një pikë më pak se dr. Jellena Stoilkoviq dhe kështu iu ak prerë rruga deri te specializimi. Gjithashtu, Dr. Stojanoviq thekson se në një nga konkurset e mëparshme, dr. Jovana Antiq është vlerësuar padrejtësisht me notën “një” për angazhim në punë, edhe pse, sipas tij, ajo ka respektuar disiplinën e punës, ka ardhur gjithmonë në kohë dhe ka mbajtur dokumentacionin mjekësor si duhet.
Dr. Aleksandra Stamenkoviq u pajtua me fjalët e kolegut të saj Dr. Stojanoviq, duke shkruar se ajo do të kërkojë një shpjegim me shkrim se pse është refuzuar për një pikë.
“Dua të më tregojnë bardh e zi pse më kanë hequr një pikë kur kam një mesatare, notë dhe përvojë pune më të lartë”. Krahas sëmundjes neuromuskulare, unë shkoj në terren dhe pranoj 50 pacientë çdo ditë”, ka shkruar doktoresha Aleksandra Stamenkoviq.
Fjalët e Dr. Stojanoviqit i ka përkrahur publikisht edhe doktoresha Jovana Antiq, e cila ka thënë se i vjen mirë që dikush ka ngritur temën e “vlerësimit të drejtë” dhe ka paraqitur rastin e saj të dy viteve më parë kur padrejtësisht ka mbetur pa specializim.
“Drejtësia e gjen gjithmonë rrugën e saj, pavarësisht stresit dhe pasojave që përjetojmë me kalimin e kohës. Nuk mjafton që jemi nga Bujanoc, jetojmë këtu, kemi familje dhe fëmijë, nuk planifikojmë të largohemi, kemi nota të larta dhe të punojmë në të gjitha shërbimet”, ka shkruar doktoresha Jovana Antiq.
Shumë komente shkaktoi edhe deklarata e drejtoreshës Dr. Pavloviq se mjekët është dashur të bëjnë aplikime “të mençura” në zgjedhjen e profilit për sepcializim, si dhe fjalët e Dr. Stojanoviq se ky proces nuk është çështje tregu dhe se specializimi nuk merret sipas parimit “jep atë që jep”, por vetë mjeku vlerëson se cili profil për të është më i përshtatshëm.
“Turp”… “Të mendojë mirë U.D. së drejtoreshës, ku do të shkojë kur ta humbasë atë pozitë”… “Nuk po na dëbojnë shqiptarët, por serbët tanë të ndershëm, të gjithë fëmijët e zgjuar na shkuan”… këto janë vetëm disa nga komentet në portalin Buajnovaçke.
Për përkujtim, këta janë mjekët që kanë marrë specializimet ditën e enjte: Dr.Jellena Stoilkoviq – Mjekësi Interne, Dr. Natasha Popoviq Jankoviq – Gjinekologji, Dr. Danijela Stojanoviq – pediatri, dr. Snezhana Stoshiq – mjekësi e përgjithshme, dr. Besnik Sulejmani – gjinekologji, dr. Sali Nuhiu – pediatri. Dr.Sali Nuhiu – Pediatri .
Početna FILLIMI REAGIME TË BUJSHME TË MJEKËVE NË SHTËPINË E SHËNDETIT PËR SHKAK TË SPECIALIZIMEVE: DISKRIMINIM ME REGJI TË DREJTORESHËS
REAGIME TË BUJSHME TË MJEKËVE NË SHTËPINË E SHËNDETIT PËR SHKAK TË SPECIALIZIMEVE: DISKRIMINIM ME REGJI TË DREJTORESHËS
Bujanovačke3. Apr 2023.FILLIMI, SHOQËRI0
Previous PostKF TËRNOCI: FEDERATA KUNDËR NESH VETËM PSE JEMI SHQIPTARË
Next PostKAMBERI: KJO NUK ËSHTË FER, KF “TËRNOCI” DËMTOHET RËNDË NË HAN ME KATËR KARTONA TË KUQ