DR STEFAN STOSHIQ: PSE NUK E FITOVA KANDIDATURËN PËR SPECIALIZIM

Bujanoc, 04 prill 2023. Dr. Stefan Stoshiq, njëri nga mjekët e Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc, i cili nuk e ka fituar kandidaturën për specializim në konkursin e fundit, ka konfirmuar deklaratat e bujanovaçkes për pakënaqësinë e tyre në këtë ent shëndetësor dhe ka theksuar se beson se është dëmtuar gjatë rangimit. Dr. Stoshiq parashtroi ankesë në Këshillit drejtues dhe publikut iu drejtua përmes Bujanovaçkes. E citojmë të plotë deklaratën e tij:
Të jesh i mençur, i zgjuar apo i dëgjueshëm? Ku dhe cila është e vërteta?
Dhe e vërteta ime është se unë jam një nga dy mjekët me përvojën më të gjatë të punës që aplikova për kandidat specializimi, ndërsa kolegu tjetër e mori atë (Dr. Sali Nuhiu, për të cilin kam shumë respekt).
Është e vërtetë që nuk kam arritur të marr specializimin edhe pas afro 8 vitesh shërbim, gjë që është shkatërruese për një mjek me performancë të lartë.
Është e vërtetë që kam rreth 300 turne të natës në urgjencë në gati tre vjet që kam punuar atje. Dhe isha gjithmonë në dispozicion të kryeshefit, doktor Dejan Stojanoviqit.
Është e vërtetë që pas një këmbëngulje të gjatë të kryeshefit të Praktikës së përgjithshme më transferuan nga Urgjenca për shkak të mungesës së mjekëve në repart.
Është e vërtetë që kam punuar në secilën nga ambulancat dhe stacionet shëndetësore në teren.
Është e vërtetë që nuk kam “trashëguar” asnjë dosje, por kam krijuar timen, e cila është ndër më të mëdhatë në Qendrën Shëndetësore.
Është e vërtetë që unë jam mjeku i zgjedhur për një numër të madh të bashkëqytetarëve tanë të të gjitha kombësive.
Është e vërtetë se çdo ditë pune në Shtëpinë e shëndetit kam numrin më të madh të pacientëve për vizita mjeksore.
Është e vërtetë që kam ekzaminuar mbi 60,000 pacientë gjatë kësaj kohe, që është shumë mbi mesataren nga të gjitha standardet mjekësore.
Është e vërtetë që bashkë me kryeshefin dr. Adnan Salihun ishim të parët që hapëm Ambulancën Covid dhe sollëm pajisje mbrojtëse të improvizuara nga dyqani lokal po atë ditë.
Është e vërtetë që kam punuar gjatë gjithë kohës sa ka zgjatur pandemia dhe se kam qenë i vetmi që kam pasur mbi 100 pacientë në një ditë në Ambulancën Covid në periudhën më të vështirë për qytetin.
Është e vërtetë që kam punuar për vaksinimin kur ka qenë më e nevojshme dhe kam pasur një numër të madh të të vaksinuarve kur ka pasur turmat më të mëdha dhe presionin më të madh në qendrën shëndetësore.
Është e vërtetë se nuk dua të krahasohem me kolegët e mi që aplikuan dhe as ta rëndoj bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e shkëlqyera kolegjiale për shkak të lëvizjes së mençur të dikujt dhe, si më parë, do të jem gjithmonë mbështetja e tyre në çdo kuptim, në radhë të parë profesionale. (Sepse cdo njeri ka te drejte te aplikoje dhe te luftoje per veten e tij, por jam i sigurt qe asnje prej tyre nuk do te protestonte po te isha une ai qe do te merrja specializimin).
Është e vërtetë që nuk kam pasur asnjë situatë të pakëndshme me asnjë punonjës të Shtëpisë së shëndetit.
Është e vërtetë që kam mbështetjen maksimale nga kolegët, punëtorët dhe të gjitha sindikatat në kolektivin tonë, si dhe ata në pension dhe ata që nuk janë më punonjësit tanë por që dikur kishim punuar bashkë. Shumica prej tyre m’u afruan, më telefonuan dhe shprehën keqardhjen dhe zhgënjimin e tyre për këtë vendim.
Është e vërtetë që unë jam në dispozicion të të gjithëve në çdo kohë si mjek dhe se mund të më afrohen lirisht në rrugë dhe në restorant, kafene, dyqan, për çdo këshillë dhe konsultë, ndoshta sepse jam një “vendas” dhe fqiu i tyre.
Është e vërtetë që unë jetoj këtu me familjen time dhe që fëmijët e mi shkojnë në kopsht këtu dhe së bashku ndajmë dhe zgjidhim të gjitha problemet e mjedisit tonë.
Është e vërtetë që aktualisht jam i vetmi mjek në kuadër të Komisionit për konstatimin e vdekjes i nacionalitetit serb, ndoshta sepse jam “vendas”. (Dr. Dejan Stojanoviqit kjo iu ndalua për shkak të pushimit mjekësor?).
Është e vërtetë që unë i respektoj të gjithë fqinjët e të gjitha kombësive dhe kam miq të shkëlqyer mes të gjithëve, sepse ndoshta jam një “vendas” i këtij qyteti.
Është e vërtetë që mbaj postin më të përgjegjshëm të papaguar në qytet, “Kryetar i Kryqit të Kuq” dhe jam dhurues i rregullt vullnetar gjaku, sepse kam detyrim moral dhe etik ndaj komunitetit tonë.
Është e vërtetë se me sugjerimin dhe këmbënguljen e drejtorit të shkollës jam bërë edhe mësues në shkollën e mesme “Sveti Sava”.
Është e vërtetë që jam mjek i zgjedhur i një numri të madh anëtarësh të Shoqatës sonë të Gjuetarëve nga e gjithë komuna. (Nga Dobrosin në Jabllanicë).
Është e vërtetë që asnjë nga fqinjët e mi nuk është kthyer nga ordinanca ime pa i ndihmuar aq sa kam mundur, e ndonjëherë edhe më shumë.
E vërteta është se për të gjitha këto kam marrë maksimumi 15 pikë për kontribut pune nga drejtoresha e Shtëpisë së shëndetit në konkursin për specializim. Megjithatë, mënyra se si ajo i vlerësoi kandidatët e tjerë nuk më dha asnjë avantazh ndaj të tjerëve dhe e konsideroj veten të dëmtuar nga kjo.
Është e vërtetë që të njëjtit kandidat i jepen 8 pikë për kontribut pune në dy konkurse radhazi brenda gjysmë viti, më pas 15 pikë në konkursin e dytë dhe për ta bërë çështjen më paradoksale, kandidatit të dytë i jepet 1 pikë në konkursin e parë, dhe në të dytin 15 pikë – që është e pabesueshme.
Është e vërtetë që unë kam notën mesatare 8.5 në universitet, që i kam mbaruar studimet në kohë, që nuk kam anuluar asnjë notë nuk kam rënë në asnjë provim, dhe se kam notën 8 në mjekësinë interne te profesori më kërkues i provimit, gjë që mund ta konfirmojnë të gjithë ata që kanë studiuar mjekësi në Nish, e fjala është për prof. Dr. Marina Delanin Iliq (Këtë mund ta konfirmoje edhe Dr. Dejan Sojanoviq dhe drejtori aktual). Notat e mia janë të disponueshme për të gjithë.
Është e vërtetë se si fëmija i vetëm i prindërve të mi, kisha kushtet dhe mundësitë për të studiuar shumë më gjatë, por nuk doja t’ua shpërdoroja “dhimbjen” dhe shëndetin e brishtë.
Është e vërtetë që kam bërë ankesë në Këshillin drejtues me këshillën e kolegëve të mi.
Është e vërtetë që në bazë të mendimit dhe vendimit të një njeriu, e gjithë karriera ime si mjek është vënë në pikëpyetje, sepse tashmë janë ndarë të gjitha specializimet për të cilat Shtëpi e shëndetit ka marrë miratimin e insitucioneve qendrore. Mbetr pezull nga premtimet….. (ende nuk jam i sigurt se i kujt ishte vendimi, por e di se kush e zbatoi). Besoj se nuk është vonë për të marrë një vendim korrekt dhe të mençur.
Është e vërtetë që nëse politika vendos të ardhmen e një familjeje në një qytet ku ti je ndër të tutë, atëherë e ardhmja e të gjithëve ne është në pikëpyetje të madhe, sepse padyshim jemi gjithnjë e më pak.
Dhe për patriotizëm mund të flasim kurdo dhe ku të doni, sepse kur e kam kaluar fëmijërinë time nëpër Shtëpinë e shëndetit, të tjerët nuk e dinin se ku i bie Bujanoci.
Mjeku, i afërmi, miku, shoku, bashkëqytetari dhe fqinji juaj,
Bujanocasi, dr. Stefan Stoshiq.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *