ROMËT E BUJANOCIT SHËNOJNË DITËN E TYRE

Shkruan: I. Jovanoviq
Bujanoc, 06 prill 2023. (Foto nga arkivi) – Me rastin e Ditës Botërore të Romëve (8 Prill), SHKA “Zulfiqar Bajramoviq” nga Bujanoci, Shoqata e Qytetarëve “Ëndrra rome” dhe Klubi i Futsalit ZUFO do të organizojnë turne futbolli, program kulturor dhe artistik në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc. dhe nje darke ne restorantin “5 yje”.
– Përkujtimi i Ditës Botërore të Romëve nuk do të mungojë as këtë vit, të gjithë jemi të përfshirë në organizim, SHKA “Zulfiqar Bajramoviq”, Shoqata e Qytetarëve “Ëndrra rome” dhe KFV ZUFO, kështu që do të jetë një ditë e bukur plot aktivitete për të gjithë – thotë për Bujanovackën Ibro Idiq, anëtar i shoqatës “Ëndrra rome” nga Bujanoci.
Shënimi i kësaj dite do të nisë me turneun e futbollit që fillon në ora 09:00 në Pallatin e Sporteve “Rinia” në Bujanoc.
– Ndeshja e parë fillon në ora 09:30, turneu është planifikuar të zgjasë deri në orën 12:30, – tha për portalin tonë Enis Iseni, anëtar i KFV ZUFO.
Sipas tij, tetë ekipe të futbollit lejohen të marrin pjesë, ndërsa gjashtë janë regjistruar deri më tani.
– Para ndeshjes finale planifikojmë një lojë për kategoritë më të reja, ndërsa për pjesëmarrësit e turneut kemi siguruar kupa dhe medalje për vendin e parë dhe të dytë. Gjithashtu, do të ndajmë edhe çmime individuale për portierin më të mirë dhe lojtarin më të mirë – shtoi Iseni.
Përveç ekipeve të Bujanocit, në turne me nga një ekip do të marrin pjesë edhe romët nga Gjilani dhe Vranja, ndërsa të interesuarit për pjesëmarrje mund të regjistrohen në numrin e telefonit 065 915 25 25.
Turneu do të përcillet me program kulturo-artistik në sallën e madhe të Shtëpisë së kulturës “Vuk Karaxhiq” në Bujanoc, nga ora 16:00, i cili është përgatitur nga SHKA “Zulfiqar Bajramoviq” nga Bujanoci.
Shënimi i Ditës Botërore të Romëve do të mbyllet me darkë në restorantin “5 Yje” në Bujanoc, ku organizatorët presin mysafirë nga Novi Pazari.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *