TENDERI 27 MILIONËSH PËR ASFALTIMIN E RRUGËVE NË BUJANOC E KA STOPUAR FRIMA E CILA “KA FITUAR PROJEKTE PËR 20 VITE ME RADHË”

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 06 prill 2023. Tenderi për asfaltimin e disa rrugëve në Bujanoc, në vlerë prej 27,1 milionë dinarë, është pezulluar më 4 prill, tri ditë para afatit që kontraktorët të dërgojnë ofertat e tyre, ngase se njëri nga kandidatët është ankuar në Komisionin qeveritar për mbrojtjen e të drejtave të ofertuesve.
Shefi i Shërbimit Komunal të prokurimit publik, Abedin Raqipi, nuk ka dashur të thotë se për cilën kompani bëhet fjalë, por ka thënë se bëhet fjalë për një kompani “e cila fiton projekte në Bujanoc për 20 vite me radhë”. Jozyrtarisht nga burime të tjera mësojmë se bëhet fjalë për kompaninë “Saba Bellça” nga Presheva.
Raqipi thekson se kompania që shkaktoi pezullimin e këtij tenderi tashmë kishte aplikuar në tre tenderë të mëparshëm dhe me kushte të njëjta por që nuk kishte patur asnjë kundërshtim.
– Tani papritmas ata kanë kundërshtime. Supozojmë se atyre nuk u pëlqen fakti që ne po kërkojmë një letër qëllimi për të rimbursuar paradhënien, një garanci 10 për qind të performancës dhe një korrigjim 5 për qind të gabimeve brenda periudhës së garancisë. Kjo do të thotë që kompania me rastin e aplikimit tashmë duhet t’i ketë të depozituara në bankë 45 për qind të mjeteve nga oferta e saj. Ne supozojmë se ky është një problem, sepse tani të gjithë kanë vështirësi në biznes – thotë Raqipi.
Bëhet fjalë për tenderin për asfaltimin e 500 metrave të rrugës Karagjorgj Petroviq, nga parku deri te Shtëpia e shëndetit, për të cilin buxheti parashikon 7,9 milionë dinarë; 230 metra rrugë afër picerisë Toskana në vlerë 5,2 milionë, 100 metra rrugë në Lagjja Morava 76, Lagjeja e Re, pastaj Jaqim Gjoshiq dhe disa rrugë të tjera.
Raqipi thotë se prokurimi publik nuk është ndërprerë por është pezulluar.
– Dokumentacionin e tenderit ia dërgojmë Komisionit Republikan në Beograd, i cili do të marrë vendim, pas së cilës vazhdojmë me procedurën – thotë ai.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *