PAS 20 VITESH NDYRYSHIME NË KRYQIN E KUQ TË BUJANOCIT: POPOVIQ, SEKRETAR I RI

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 7 prill 2023. Kuvendi zgjedhor i Kryqit të kuq në Bujanoc, ku do të zgjidhet kryetari i ri dhe anëtarët e Bordit drejtues, do të mbahet të hënën (10 prill). Kryqi i kuq ka një muaj që drejtohet nga këshilli i përkohshëm – ushtrues detyre i sekretarit është Damjan Popoviq, ndërsa kryetar Dr. Stefan Stoshiq. Pritet që të dy të qëndrojnë në këto pozita edhe pas Kuvendit zgjedhor, gjegjësisht që Stoshiq të zgjidhet kryetar për një mandat katërvjeçar deri – në vitin 2026 dhe që Bordi i ri Drejtues të zgjedhë Popoviqin për sekretar. Kjo, siç mësojmë, është dëshira e punonjësve të Kryqit të kuq.
Popović do të pasojë kështu Bratislav Lazareviqin, i cili drejtoi kryqin e kuq lokal për 20 vitet e mëparshme.
Stoshiq zëvendëson Bogoljub Tomiqin, kryetarin aktual.
Kuvendi zgjedhor ishte dashur të mbahej në tetor të vitit të kaluar, por, siç mësuam në Këshillin lokal të kësaj organizate, Llazareviq kishte refuzuar ta konvokonte kuvendin zgjedhor.
Një muaj më parë, Kryqi i kuq i Serbisë formoi një bord të përkohshëm, duke e emëruar Damjan Popoviqin si ushtrues detyre i sekretarit.
Në seancë do të verifikohen mandatet e anëtarëve të rinj të kuvendit për mandat deri në vitin 2026, do të zgjidhet Bordi Drejtues, Këshilli Mbikëqyrës, kryetari dhe nënkryetari.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *