VUÇIQ: PROPOZIMI EUROPIAN PËR KOSOVËN PJESËRISHT I PRANUESHËM

Bujanoc, 7 prill 2023. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë mbrëmë se Serbia do të zbatojë disa pjesë të propozimit evropian për Kosovën, ndërsa disa pjesë nuk do t’i zbatoj.
Ai gjithashtu theksoi se këtë ua kishte bërë të qartë edhe më herët të gjithë politikanëve perëndimorë.
“Dhe unë iu thashë se cilat pjesë nuk i zbatojmë. Të gjithëve. Ua thashë në sy edhe Macronit edhe Scholz-it, edhe Blinkenit. Dhe çfarë të më thonin? Kur shohin dikë që është i vendosur dhe i shikon drejtë në sy, dhe ua thotë këtë dhjetë herë. Çfarë të më thonë”, tha Vuçiq në RTS.
Sipas tij, deri te propozimi evropian, përkatësisht francezo-gjerman për Kosovën, Serbia është sjellë shumë më herët.
“Mos harroni se kur e nënshkruam marrëveshjen për asociim dhe anëtarësim, e deri sa e morëm kandidaturën për BE dhe kapitullin 35, dihej se duhej të vinte e ashtuquajtura marrëveshje ligjërisht obligative për normalizim me Prishtinën. Gjermanët komentuan se ishte njohje. Njëjtë thanë edhe amerikanët se është njohje, ndërkohë që tani të dy kanë hequr dorë prej tij. Ky është një lajm i mirë, por nuk ka më lajme të mira”, tha Vuçiq.
Ai shtoi se në planin franko-gjerman ka një gjë të mirë, për të cilën, sipas vlerësimit të tij, lidershipi shqiptar nga Kosova nuk e mendon, është që të jetojmë në paqe pranë njëri-tjetrit.
“Gjithçka tjetër që përkon me Serbinë dhe shtetësinë e saj nuk është e mirë. Dhe këtë duhet ta kuptojmë mirë. E tillë është shpërndarja e forcave. Ndërsa kjo nuk ka të bëjë fare me ne. Askush nuk më pyeti për asnjë fjalë. Dhe pa mëdyshje u thashë se çfarë nuk do të zbatojmë”, tha Vuçiq.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *