Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 7 prill 2023. Sot skadon afati për paraqitjen e aplikimeve elektorale për pjesëmarrje në zgjedhjet për anëtarë të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH).
Për të fituar statusin e elektorit kërkohet mbështetje, përkatësishtë nënshkrimet e të paktën 20 shtetasve të regjistruar në Regjistrin e posaçëm zgjedhor të pakicës kombëtare shqiptare. Elektorët më pas do të zgjedhin anëtarët e KKSH-ës në kuvendin elektoral, të planifikuar për 7 maj.
Zgjedhjet elektorale po zhvillohen për shkak të dështimit të partive shqiptare për të zgjedhur kryesinë e KKSh-ës pas zgjedhjeve të drejtëpërdrejta të 13 nëntorit.
Bujanovaçke më herët ka shkruar se Partia për Veprim Demokratik (PVD) e Shaip Kamberit, Partia Demokratike (PD) e Nagip Arifit, Lëvizja për Progres Demokratik (LPD) e Shqiprim Musliut dhe Alternativa për Ndryshimin e Shqiprim Arifit, që nga fundi marsit kanë filluar mbledhjen e nënshkrimeve nga qytetarët.
Në Kuvendin elektoral në Bujanoc më 7 maj, elektorët do të votojnë për listat zgjedhore duke përdorur sistemin zgjedhor proporcional, kurse ndarja e mandateve të anëtarëve të Këshillit kombëtar do të bëhet në raport me numrin e votave të marra nga listat zgjedore.
Kandidatët për anëtarë të Këshillit kombëtar mund të propozohen nga së paku një e katërta e elektorëve të pranishëm, dhe kandidimi bëhet me paraqitjen e listës së kandidatëve në Komisionin që zhvillon zgjedhjet, në vetë Kuvendin elektoral.
STUDENTËT E NISHIT THIRRJE QYTETARËVE TË TUBOHEN PARA KORRESPODENTURËS SË RTS NË ORA 19.30
Bujanoc, Nish, 4 mars 2025. (Foto: jellena Mishiq/JV) – Studentët e Nishit në bllokadë do të mblidhen sonte…