Bujanoc, 11 prill 2023 – Në Bujanoc gjatë Pashkëve pritet një mot paksa më i ngrohtë – 16 gradë, krahasuar me ditë më parë, mirëpo sinoptikët për të dielën e 16 prillit parashohin reshje të shiut dhe mot i ngjashëm pritet edhe gjatë ditëve të tjera të festës. Të enjten është i mundur mot me diell deri në 19 gradë pa vranësira dhe reshje shiu, pasuar me rikthim të motit vjeshtor.
Sipas parashikimit, shiu është i sigurt edhe të martën, kur në Zbirisht të Bujanocit organizohet manifestimi tradicional i Drelja Ogorelja. Banorët e moshuar të Bujanocit, megjithatë, e dinë rregullin se në këtë ditë bie shi pothuajse çdo vit, andaj kjo dukuri nuk duhet të befasojë askënd.
Mundësi të mëdha reshjesh parashikohen edhe për të Premten e Madhe, ndërsa sipas parashikimit për të gjithë javën e ardhshme do të ketë diell, vranësira dhe reshje shiu, me temperaturë deri në 16 gradë Celsius.
Ardhja përfundimtare e pranverës, me temperatura mbi 20 gradë, pritet vetëm në javën pas Pashkëve.
Previous PostENTI I STATISTIKAVE: ARTIKUJT USHQMOR 27 PËRQINDË MË SHTRENJTË SE NË MARS 2022
Next Post“SHKODAMANIA” NË JUG, KRYETARI I TËRGOVISHTËS NË “SUPER B” PREJ 40.000 EURO