MASHTRIM: PREZENTOHEN SI PËRFAQËSUES TË BANKAVE

Bujanoc, 13 prill 2023. Shoqata e Konsumatorëve Efektiva paralajmëron qytetarët për një grup mashtruesish që paraqiten si përfaqësues të bankave. Anëtarët e këtij grupi telefonojnë njerëzit në telefon dhe u ofrojnë rimbursimin e tarifave të përpunimit të kredisë.
“Ajo që ju kërkojnë është të përgatisni një kopje të marrëveshjes së kredisë dhe kartën tuaj të identitetit, pas së cilës ata vijnë në adresën tuaj të shtëpisë, duke ju ofruar një lloj kontrate për të paguar paratë në llogari. Sigurisht që para pagesës ju kërkojnë t’u paguani një shumë të caktuar për shërbimin e ofruar”, paralajmërojnë nga shoqata.
Është e qartë se bëhet fjalë për një mashtrim, sepse vetëkuptohet që bankat, as avokatët e tyre, asnjëherë nuk i kanë kthyer vullnetarisht dhe sidomos jo “nëpër shtëpi” paratë e shpenzimeve të përpunimit të kredisë.
Nëse jeni një nga numri i madhë i qytetarëve që kanë marrë një lloj kredie nga banka, kushtojini vëmendje që të mos mashtroheni.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *