ESKOBAR: MARRËVESHJA MES KOSOVËS E SERBISË, HISTORIKE

Bujanoc, 14 prill 2023. I dërguari special i Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, thotë se Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje historike që i paraprinë normalizimit të marrëdhënieve mes dy palëve.
Eskobar tha nga Shqipëria, të cilën e vizitoi të enjten, tha se ky vend luan një rol të rëndësishëm në stabilitetin rajonal dhe se kjo është një nga arsyet e vizitës së tij.
“Sa i përket çështjes së serbëve të Kosovës, kemi një marrëveshje historike për marrëdhënie miqësore, konstruktive mes dy partnerëve që nuk kanë shumë besim. Ajo marrëveshje, e cila u mundësua nga Bashkimi Evropian, me mbështetjen e SHBA-së, u mbështet pothuajse në çdo aspekt nga vendet e rajonit. Negociatat u zhvilluan në Maqedoninë e Veriut dhe pa mbështetjen e tyre nuk do të ishte e mundur. Marrëveshja u mbështet nga qeveritë e Shqipërisë dhe Kroacisë dhe qeveritë e tjera në rajon. Dhe ne shohim rolin shumë të rëndësishëm të Shqipërisë në stabilitetin rajonal”, tha Escobar, përcjell Top Chanel.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *