PRALAJMËRIM NGA POLICIA: JA SE SI T’I DALLONI MASHTRUESIT QË PREZENTOHEN SI POLICË TRAFIKU

Bujanoc, 14 prill 2023. Ministria e punëve të brendshme ka publikuar një video ku u kujton qytetarëve tabelat e policisë së trafikut, që të mos mashtrohen nga personat që shtiren si policë.
Që qytetarët të mos mashtrohen, duhet t’i kushtojnë vëmendje uniformës së policit të trafikut.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, të gjithë punonjësit e policisë së trafikut mbajnë uniformë, në anën e majtë të uniformës në nivelin e gjoksit kanë një distinktiv policie dhe në të djathtë një etiketë me mbiemrin dhe numrin e punonjësit të policisë, e cila duhet të korrespondojnë me numrin e ID-së zyrtare.
“Qytetarët që janë ndalur në kontrollin e trafikut rrugor për shkak të shkeljes së kryer kanë të drejtë të kërkojnë këqyrjen e videos në të cilën mund të shohin automjetin me të cilin është kryer shkelja, numrin e regjistrimit, si dhe veçori të tjera të shkelje, nëse shkelja është dokumentuar nga një radar manual apo një radar i vendosur në një mjet pa shenja të jashtme të policisë, i ashtuquajturi përgjues”, thuhet në njoftim.
MPB u bëri thirrje qytetarëve që të lajmërojnë policinë në numrin 192 ose në komisariatin më të afërt nëse kanë qenë viktima të paraqitjes së rreme, apo nëse kanë ndonjë informacion për këtë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *