LIBERALIZIMI I VIZAVE NUK VLENË PËR GJITHË QYTETARËT E KOSOVËS

Bujanoc, 19 prill 2023. Liberalizimi i vizave i miratuar ditë më parë për Kosovën e që do të hyjë në fuqi më 1 janar 2024 nuk do të zbatohet për qytetarët e Kosovës që kanë dokumente të lëshuara nga Qendra Koordinuese Serbe.
Në kabinetin e Tys Reuten, deputet i Parlamentit Evropian dhe autor i Marrëveshjes për Liberalizimin e Vizave, është konfirmuar për N1 se marrëveshja i referohet vetëm “dokumenteve të lëshuara nga Kosova”.
Kjo do të thotë se banorët e Kosovës me pasaportë serbe, të lëshuar nga Administrata Koordinuese nga Beogradi, ende duhet të marrin viza për vendet e BE-së. Për të udhëtuar në vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, ata kërkojnë vizë në Beograd, e për ato që kanë pranuar- në Prishtinë, Shkup apo Tiranë, shkruan N1.
Deputetët e Parlamentit Evropian përkrahën heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës ndërsa sot duhet të nënshkruhet Marrëveshja për Liberalizimin e Vizave. Marrëveshja parasheh që nga 1 janari 2024, banorët e Kosovës mund të udhëtojnë në Bashkimin Evropian pa viza.
Shtetasve të Serbisë që kanë vendbanim në Kosovë, si dhe atyre që kanë certifikata të shtetësisë të lëshuara nga autoritetet përgjegjëse për Kosovë, por nuk kanë vendbanim të regjistruar në Republikën e Serbisë, Sipas Dekretit të Qeverisë së Serbisë të vitit 2009, pasaportat u lëshohen Administratës bashkërenduese të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *